Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë pasi akuzohen për vjedhje, ndërsa një shqiptar tjetër ka arritur të arratiset. Mësohet se shqiptarët ka grabitur mbrëmjen e 13 shkurtit shtëpinë e një 56-vjeçari nga Castelfranco.
Në momentin kur shqiptarët u futën në banesë për të vjedhur, kanë qenë vajzat e pronarit të cilat pasi dëgjuan zhurma të dyshimta zbritën në katin e poshtëm për të gjetur persona të panjohur që po hynin në shtëpi.
Të frikësuar, vajzat thirrën karabinierët, teksa hajdutët u përpoqën të arratisen me një Golf të bardhë, në pjesën perëndimore të provincës së Trevisos. Mirëpo arratisja e tyre nuk zgjati shumë, pasi u kapën disa minuta më pas.
Pas kërkimeve, policia italiane arrestoi dy shqiptarët, një 30-vjeçar dhe një 31-vjeçar në krye të krimit, ndërsa në kërkim është dhe një 31-vjeçar tjetër si bashkëpunëtori i tyre. Të dyshuarve iu gjetën tre kaçavida dhe një palë doreza, teksa në banesat e italianëve grabisnin kryesisht bizhuteri floriri.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shqiptari në Gjermani
Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
Sara nga Tirana
Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
Deoni
I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
Shoferi i kamionit
I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
Babë e bir nga Kukësi
Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.