Dy motra përshkruajnë se si jetuan 4 ditë në rrënojat e Turqisë: Dëgjuam zhurmën e shembjes së ndërtesës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.02.2023, 10:14

Pas tërmetit të fuqishëm 7.8 ballë në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë, që la pas mijëra të vdekur e të plagosur dhe ndërtesa të shkatërruara, dy motra të moshës 22 dhe 20 vjeç përshkruan momentet që jetuan për katër ditë nën rrënojat e banesës ku jetonin në qytetin e Kahramanmaras.

Zeynep dhe Elife Tzivi jetonin në një ndërtesë shtatëkatëshe kur tërmeti me magnitudë 7.8 goditi orët e para të së hënës, më 6 shkurt. Elife, e cila është dy vjet më e vogël, nga Zeynep u shpreh nga spitali Kahramanmaras ku po kurohet, “Nuk do të kisha mbijetuar pa Zeynep”.

“Isha me fat sepse kisha motrën time të madhe me vete sepse po të isha vetëm do të kishte qenë shumë më e vështirë. Ishim poshtë krevatit. Ne mbijetuam së bashku. Ishte ftohtë dhe ne ishim të frikësuar”, nisi përshkrimin e saj 20-vjeçarja.

Zeynep, tha se vendimi që ajo mori kur kuptoi se ndërtesa do të shembej ishte vendimtar për mbijetesën e saj.

“Isha gati të shkoja në dhomën e nënës sonë. Ndalova dhe prita. Dëgjova zhurmën e shembjes së ndërtesës, kat më kat. Vazhdova të dëgjoja "bang, bang". Dhe në atë moment unë e vendosa kokën e Elife nën krevat dhe rashë edhe unë nën të. Kështu bëmë”, përshkruan 22-vjeçarja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit