Leja e lindjes ende tabu për burrat shqiptarë, vetëm 6% e morën në vitin 2022

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.02.2023, 20:40

Edhe në Shqipëri, ashtu si në shumë vende të botës, edhe meshkujt të cilët punojnë të siguruar kanë të drejtë të marrin lejen e lindjes. Por edhe pse ka vite që është miratuar si ligj, kjo kulturë është ende e vakët në vendin tonë.

Sociologët janë të mendimit se meshkujt nuk zgjedhin të marrin leje lindje pasi konsiderohen si shtylla e familjes por edhe për shkak të diskriminimit që mund të ndjejnë në rrethin familjar dhe atë shoqëror.

Sipas të dhënave nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, për vitin 2022 vetëm 6.4 % e burrave kanë marrë leje lindje nga mbi 13 mijë gra që kanë sjellë në jetë një foshnje dhe kanë qenë të siguruara. Ndërkohë që një vit më parë edhe pse 18 mijë gra kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre, vetëm 769 ose 4% e burrave kanë marre leje lindje.

Sipas ligjit të miratuar në vitin 2015, baballarët mund të përfitojnë lejen e lindjes vetëm pasi fëmija të jetë 63 ditësh. Kjo në momentin që ka përfunduar raporti i detyrueshëm mjekësor për nënën. Sipas ligjit për sigurimet shoqërore, 6 muajt e parë të lejes së lindjes paguhen me 80% të pagës, ndërsa 6 muajt e tjerë me 50% të pagës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit