Nis ndertimi i xhamisë më të madhe të bërë nga shqiptarët në Zvicër

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.02.2023, 15:25

Ky do të jetë projekti më i madh i shqiptarëve që jetojnë në Zvicrën lindore. Xhamia do të ketë një hapësirë prej 1 mijë metrave katrorë dhe do të jetë e ndarë në disa pjesë për shërbime të nevojave të besimtarëve.

“Nga katër projekte konkurruese, më së shumti vota ka marrë projekti i arkitektit Agush Agushi”, tregon Ajrullai. Xhamia do të ndërtohet përballë rrugës së shumëfrekuentuar të qytetit St. Gallen, në Fürstenlandstrasse.

Për pjesën qendrore të faljeve, të ndarë për burra dhe gra, është paraparë një hapësirë e përgjithshme me mbi 500 metra katrorë.

Objekti do të jetë i pajisur me kafiterinë për gra dhe do të ketë dy banesa banimi, që do të jenë në shërbim të besimtarëve. Kështu e me këtë ide është prezantuar objekti fetar para një numri të lartë të besimtarëve dhe përfaqësuesve fetarë të ftuar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia Veriore, Kroacia dhe Turqia.

pyetur si financohet projekti, kryetari i xhamisë EL-Hidaje thotë se xhamia do të financohet përmes donacioneve. “Parcella për ndërtimin e xhamisë që kap vlerën 5 milionë është siguruar nga një anëtar i xhamisë”, tregon kryetari i xhamisë, Sadush Hajrullahu. “Ndërtimi i xhamisë do të kushtojë 10 milionë. Ne kemi arritë të mbledhim deri në 2.5 milionë përmes donatorëve”, zbulon për albinfo.ch kryetari i xhamisë El-Hidaje, Sadush Ajrullai.

Projekti ende nuk ka një datë të fillimit të punimeve, pasi mungon lejendërtimi. “Ne nuk kemi një datë të fillimit dhe mbarimit të punimeve, pasi që ende nuk kemi parashtruar kërkesën për lejendërtim tek organet komunale”, shprehet Ajrullai.

St. Galleni ka dy xhami shqiptare. Organizatorët shpresojnë të bashkohen në një xhami, për të pasur një qendër të vetme fetare të komunitetit musliman shqiptar të qytetit St. Gallen.

Imami Mehas Alija ka mbi 10 vjet që drejton xhaminë El-Hidaje, ai do veçonte si sukses të punës së tij realizimin e projektit të xhamisë së re dhe bashkimin e xhamive shqiptare në Zvicër.

I pyetur cilën rrugë te islamit ndjekin, imami Alija thotë se ndjekin islamin mesatar që promovon paqe e harmoni.

“Ne medojmë që ndjekim vijën mesatare të islamit që promovon paqën, tolerancën e harmoninë. Një islam që respekton lirinë e shprehjes e besimit. Tek shqiptarët nuk ka pasur vend radikalizmi, ekstremizmi dhe për ne është e panjohur një gjë e tillë».

Për ndërtimin e xhamisë së re, imami Alija thotë se kanë bërë disa hapa shumë të rëndësishëm. «Sonte po shpalosim projektin fitues që ka ardhë si rezultat i votimeve të besimtarëve. Xhaminë e shoh si një shtëpi multufunksionale, me hapësira për të gjithë dhe jo vetëm për muslimanët. Ka ardhë koha që ne të ndërtojmë xhami që duken e që janë të hapura për vizitorë e në shërbim të të gjithë qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit