Duket se është bërë skemë e aplikuar në masë tashmë mashtrimi i të rinjve që kanë nevojë për të kryer marrëdhënie intime me punonjëse seksi. Shërbimet e këtyre të rejave reklamohen pas disa adresash Instagrami, ndërsa nuk dihet se kush qëndron pas tyre.

Është e njëjta linjë zhvatjeje me synim kryerjen e marrëdhënieve seksuale është ajo çfarë josh këta të rinj të cilët bien pre e fotove gati të zhveshura të vajzave seksi në rrjetet sociale.

Një rast i fundit i aplikimit të kësaj skeme ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania. Bëhet fjalë për një rast i cili mund të përshkruhet me një thënie të thjeshtë popullore: “E çon deri tek burimi dhe nuk i jep ujë”.

Djali i cili ka rënë pre e mashtrimit është udhëzuar nga prostituta që e ka joshur, të lërë në shkallën e pallatit ku do të takoheshin, paratë me të cilat do e paguante. Vajza i shpjegonte se nëse nuk bënte pagesën më parë, tutori i saj nuk do ia quante të mbyllur marrëveshjen.

I riu i ka lënë të mbështjella me farcoletë 30 mijë lekeë të vjetra dhe pasi i ka dërguar provën se paratë gjenden aty, vajza i ka bërë block dhe paratë janë zhdukur.
Ai shprehet për JOQ:
“Une rastesisht po shikoja ne instagram nje faqe amelias.spa.takime ku ishte nje foto e nje vajze ku thoshte emrin, moshen dhe cmimin sa merte per nje nate.
Me pas un i shkruajta per ta takuar dhe me tha se ndodhej ne kat te tret por para se te vija me tha se leket duhej ti vendosja ne nje paket edhe ti fshihja ne ndonje vend poshte pallatit dhe tja dergoja me video sepse sipas saj duhej ti merte “tutori”.
I ndoqa hapat dhe me tha hajde dhe kur shkoj ne kat te 3 nuk me pergjigjen me edhe me beri bllok. Kur shkoj prap posht pallatit shikoj se tek vendi ku fsheha leket nuk kishte me asgje.
Te gjitha keto faqe me username te ndryshme si : takime, spa, masazhe kan te njejten skeme mashtrimi ku i thojn njerezve te vendosin leket posht pallatit me pretekstin se i mer tutori i tyre dhe me pas kur ato sigurohen se klientet e interesuar per marredhenie jan ngjitur mjaftueshem lart pallatit per te pasur koh te marin leket e te ikin.”