Jugu i Turqisë i rrafshuar tërësisht, Erdogan: Do t’u ndërtojmë të gjithëve shtëpi dhe biznese të reja

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 15.02.2023, 11:42

Jugu i Turqisë është thuajse i shkatërruar i tëri. Ndërtesa të reja e të vjetra, thuajse jashtë çdo standardi sigurie për tërmetet, u shembën e u shkrumbuan, duke shkaktuar një numër prej 41 mijë të vrarësh dhe shkaktuar tragjedinë më të madhe të Turqisë në epokën moderne.

Më shumë se 105,000 njerëz u plagosën dhe më shumë se 13,000 ende po trajtohen në spital. Pasi të përfundojnë të gjitha operacionet e kërkimit për të nxjerrë çdokënd që është nën rrënoja, do të nisë sfida e madhe e rindërtimit të qyteteve të tëra, që kërkon shifra të frikshme parash.

Megjithatë, presidenti Erdogan është shprehur se të gjithë pronarët e ligjshëm do të futen në shtëpi të reja. Presidenti turk është zotuar se do të vazhdojnë operacionet e kërkimit, teksa pas disa muajsh do të nisë ndërtimi i banesave të shembura nga tërmeti katastrofik i disa ditëve më parë, që ka shkaktuar një tragjedi të madhe në Turqinë e Jugut dhe në Sirinë e Veriut.

“Ne do të vazhdojmë punën tonë derisa të largojmë qytetarin e fundit që ka mbetur nën ndërtesat e shembura. Më pas do të rindërtojmë të gjitha shtëpitë dhe vendet e punës, të shkatërruara apo të pabanueshme nga tërmeti dhe do t’ua dorëzojmë pronarëve të ligjshëm”, tha presidenti turk.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit