Avokatura Shtetërore “e shfajëson” shtetin për vrasjen e Diana Kastratit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.02.2023, 11:14

Avokatura Shtetërore thotë se Republika e Kosovës nuk ka qenë drejtpërdrejt përgjegjëse për vrasjen e Diana Kastratit. Kjo sipas tyre është arsyeja pse janë ankuar dhe dëmshpërblimi për prindërit e Dianës është ulur nga 95 mijë euro, në 30 mijë. Babai i Diana Kastratit shpreh mllefin dhe kërkon llogari edhe nga Avokatura Shtetërore edhe nga Gjykata e Apelit që e ka marrë këtë vendim.

Avokatura Shtetërore po konsideron se vrasja e Diana Kastratit nga ish bashkëshorti nuk është barrë e drejtpërdrejt e Republikës së Kosovës, andaj edhe janë bërë faktor që dëmshpërblimi për prindërit e Dianës të pësojë ulje.

Diana Katrati është vetëm një nga dhjetëra gratë në Kosovë, jeta e të cilave mori fund nga ish bashkëshortët e tyre.

Dhimbja e parë për prindërit e Dianës ishte vrasja e saj, e dyta ikja e dorasit, por së fundmi diçka e ka goditur përsëri këtë familje.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dikur kishte dëshmuar se Diana Kastrati ishte vrarë në dorë të shtetit, për çka fajtor për vrasjen e saj ishin konsideruar institucionet që nuk kishin siguruar mbrojtjen për të.

Ky fakt kishte bërë që Gjykata e Prizrenit të caktojë dëmshpërblim prej 95 mijë eurosh për Gëzim e Makfire Kastratin.

Por, befas në pritje të këtij dëmshpërblimi, Gjykata e Apelit del me një tjetër vendim.

Dëmshpërblimi prej 95 mijë eurove do të zbritet në 30 mijë euro si pasojë e ankesës së ushtruar nga Avokatura Shtetërore.

Në një përgjigje për RTV Dukagjinin, ky mekanizëm shtetërorë që funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, thotë se përgjegjësia ka qenë mbi gjykatën e atëhershme komunale në Prishtinë.

Reagon nëna e Diana Kastratit pas vendimit të Apelit: Pasuria e botës nuk mund të shëroj apo lehtësoj dhimbjen e prindit kur e humbë fëmijën “Avokatura Shtetërore ka ushtruar Ankesë kundër këtij Aktgjykimi, me datë 17.09.2019, duke konsideruar se në bazë të gjitha provave të cilat gjenden në shkresat e lëndës dhe legjislacionit në fuqi, dëmi i pretenduar i paditësve nuk është shkaktuar nga Republika e Kosovës (Qeveria), por nga mosveprimi i Gjykatës Komunale në Prishtinë, provë e cila vërtetohet edhe nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese me nr. Ref.AGJ361/13, i datës 26.02.2013”, thuhet në përgjigje.

Justifikimin e gjejnë edhe në një pikë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Në pikën 61 të Aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese ndër të tjera thuhet, citojmë: “në këtë kuptim Gjykata vëren se dokumentacioni i deponuar në Gjykatë, mund të konstatohet që autoriteti përgjegjës, në këtë rast Gjykata Komunale në Prishtinë, është dashur të dijë për rrezikun real që ka ekzistuar me rastin e dorëzimit të kërkesës për lëshim të urdhrit për mbrojtje emergjente…”, vijon përgjigja.

E kjo ankesë e avokaturës së shtetit për ulje të dëmshpërblimit i është dukur e pa arsyeshme babait të Dianës, Gëzim Kastratit.

Por mllefin kryesor Kastrati e ka me Gjykatën e Apelit.

Përveç zbritjes së dëmshpërblimit Kastrati thotë se kjo gjykatë ka shtrembëruar padinë, nga dëmshpërblim për mosveprim të shtetit, në solidarizim me familjen për humbjen e vajzës.

Gëzim Kastrati të padrejtë nga Gjykata e Apelit po e sheh se këtë vendim e ka kuptuar përmes mediave pa u dërguar shkresa palëve, por as për këtë çështje e as rreth arsyetimit të vendimit Gjykata e Apelit nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e televizionit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit