50 kg tritol në kolonat e hotelit në Sarandë, ortaku i arrestuar preu 3 bileta për Angli para shpërthimit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.02.2023, 22:53

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shpërthimin e fuqishëm me tritol që tronditi Sarandën mëngjesin e djeshëm.

Hotel “Bizanti”me 2 ortakët Spiro Çabirin dhe Evangjeli Dhimitri u hodh në erë për shkak të konflikteve që dy ortakët kishin me njëri-tjetrin prej më shumë se 10 viteve.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar gjatë një emisioni televiziv se në shtyllat e hotelit janë vendosur 50 kg tritol duke e bërë shpërthimin edhe më të fuqishëm. Ajo shtoi se ky tritol mund të jetë vendosur nga persona ekspertë.

Por përveç kësaj ajo ka treguar se një ditë para shpërthimit, Spiro Çabiri, ortaku i arrestuar si autor i dyshuar, ka prerë tre bileta për në Angli. Gjatë ditëve të fundit ai kishte larguar nga puna edhe pastruesen me “justikimin” se nuk kishin punë.

Në vendin tona shumë ngjarje kriminale, duket se ngjarje të tilla kanë kaluar pa vëmendje. Por është një ngjaje në kufijtë e aktit terrorist, duhet të jemi mirënjohës që nuk ka viktima, sidomos me atë sasi tritoli që është përdorur. Mendoj që policia e Vlorës duhet të shkojë më tej për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Përse dyshohet Sotir Çabiri. Rezulton që sasia minimale ka qenë 50 kg jo as sa është thënë në fillim. Në të gjitha kolonat e katit të parë janë vendosur 50 kg tritol. Sotir Çabiri dyshohet se është një nga autorët sepse në javët e fundit ka qëndruar vetëm në hotel dhe i ka thënë pastruese se nuk ka përse të qëndrojë në punë sepse nuk ka njerëz duke e përzënë në këtë mënyrë. Një ditë para ngjarjes ka prerë tri bileta drejt Britanisë së madhe. Diku rreth orës 5 të mëngjesit ai ka dalë dhe ka nxjerrë nga atje disa sende, përfshirë edhe një tv të shtrenjtë, është rikthyer sërish dhe në vetë, dy minuta përpara se të ndodhte shpërthimi ai është larguar nga hoteli. Kanë qenë ekspertë personat që kanë vendosur eksplozivin, kjo është arsyeja përse dyshohet se është edhe një tjetër person. Ka punuar në mënyrë të tillë si të ishte ekspert. Në pjesën pas dyshohet që në atë mënyrë të kenë hyrë edhe bashkëpunëtorë. Deri në afërsi të Portit ka pasur dëmtime të fasadave të hoteleve dhe ka qenë një fat i madh që nuk ka pasur njerëz duke lëvizur.

Më tej ajo tha se ngjarje duhet hetuar se kush ka bashkëpunuar me Sotir Çabiri.

Është dëshmia e pastrueses që nuk ka qenë në punë gjatë gjithë javës. Por për të montuar 50 kg tritol në kolona që janë beton, nuk është konstatuar asgjë. Si ka mundësi që Sotir që ka qenë gjithë javën në hotel nuk ka konstatuar asnjë mjet për hapjen e vrimave. Pamjet filmike, dhe të dhënat e siguruara përmes dëshmitarëve, ka të dhëna,. Fakti që ka qëndruar një javë dhe shkonte në orën dy dhe dilte të nesërmen në orët e para të mëngjesit. Si ka mundësi që nuk është konstatuar në asnjë moment që ka pasur tentativa për të hapur vrima për tritoli. Pra çështja është a do të arrijë grupi hetimit t’i japë përgjigje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit