A mund të kërkojnë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut krijimin e një asociacioni?

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.02.2023, 20:01

Çështja e asociacionit në Kosovë tashmë është bërë më aktuale se asnjëherë më parë, pas presionit të fundit nga ndërkombëtarët, nevojës për një rrugëdalje nga ‘status quo’ dhe gjetjes së një zgjidhjeje përfundimtare për të vendosur stabilitet në Ballkanin Perëndimor, duke pas parasysh edhe kërcënimin dhe ndikimin rus në këtë pjesë. Nga njëra anë, kryeministri Kurti është i vendosur si kurdoherë që asociacioni një etnik është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës nuk do të bëhet asnjëherë, nga ana tjetër Vuçiq thotë që nuk dëshiron të vazhdojë bisedimet pa u bë asociacioni. Por, ndaj presionit ndërkombëtar kryeministri Kurti i është kundërpërgjigjur me një kërkesë të ngjashme që Vuçiq para se të kërkojë asociacion të pakicës serbe në Kosovë, të njëjtën ta aplikojë ndaj pakicave që jetojnë në Serbi. Përpos, kësaj kohës së fundit ka qarkulluar një ide publike e filozofit nga Shqipëria në të njëjtën kohë edhe këshilltar i kryeministrit Kurti, Elvis Hoxha, i cili përmes një harte ilustruese ka nxjerrë këtë ide që një asociacion në Kosovë nxit edhe vendet tjera të rajonit ta kërkojnë të njëjtën, duke marr shembull Maqedoninë e Veriut, shkruan Zhurnal.

Asociacioni i pakicave serbe në Kosovë, a do të nxit që të kërkohen edhe asociacione tjera në vendet e rajonit?

A është reale që nëse në Kosovë formohet një Asociacion i komunave me pakicë serbe, do të ketë një “efekt domino” në mesin e komuniteteve të tjera në vendet përreth? Këtë tezë e ka nisur së fundmi këshilltari i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti filozofi, Elvis Hoxha. Ai beson se Maqedonia e Veriut do të jetë e para që goditet, ku komuniteti shqiptar mund të dalë me një kërkesë të ngjashme për bashkim me komunat shqiptare duke publikuar një hartë në të cilën mund të zgjerohet një bashkim i tillë.

“Kjo është sipas Lëvizjes së Unitetit harta e asociacionit të komunave me shumicë shqiptare në Maqedoni të Veriut. Kjo hartë bëhet aktuale pas këmbënguljes së Escobarit”, ka shkruar Hoxha në rrjetin e tij në facebook.

Kujtojmë që, sipas rezultateve të publikuara nga zgjedhjet e fundit lokale në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët udhëheqin gjithsej me 16 komuna, 11 BDI, 3 Aleanca për Shqiptarët, dhe 2 Lëvizja Besa. Pra, që në total numri i Komunave që udhëheqin shqiptarët në Maqedoninë e Veriut është shumë më i madh se sa numri i Komunave që udhëheqin serbet në Kosovë.

Prandaj, në rast të insistimit të vazhdueshëm nga faktori ndërkombëtar për formim të asociacionit të pakicave serbe në Kosovë, kjo do të ndikonte me parashtrim të kërkesës së njëjtë edhe nga shtetet tjera të ndryshme, por duke filluar nga ato fqinje. Dhe, krahasimi i bërë nga Hoxha mban dhe mund të jetë si një fakt që të ndodhë në realitet.

Megjithatë, duhet të respektohen Kushtetutat e shteteve për të pasur një funksionim normal dhe stabil, në të kundërtën pasojat janë të pariparueshme sepse kujtdo çfarëdo që i kujtohet do të kërkojë për implementim. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë të integruar dhe nuk janë të interesuar aktualisht për një formim të asociacionit të asaj natyre, por kjo nuk e përjashton mundësinë dhe realitet që vetëm me një mobilizim kërkesa e njëjtë artikulohet.

Maqedonia e Veriut si shtet fqinjë i Kosovës dhe Serbisë është në përkrahje të të dyjave shteteve për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare që do të garantonte stabilitet në tërë rajonin. Por, nëse kthehemi në kujtesë kur shqiptarëve iu mohohej e drejta për arsim, ndaj shqiptarëve ushtrohej dhunë, montoheshin raste ku shqiptarët dergjeshin burgjeve, e shumë e shumë presione të natyrave të ndryshme, shqiptarët rezistuan dhe ia dolën por në asnjë moment nuk menduar të kërkojnë shtet brenda shtetit. Për dallim prej shqiptarëve në RMV që me dekada janë përpjekur për të zbatuar gjuhën shqipe, serbet në Kosovë edhe pse janë pakicë e minoritet i gëzojnë të gjithë të drejtat dhe trajtohen njësoj, nuk janë të diskriminuar në asnjë formë, dhe tani me direktiva të Beogradit po kërkojnë shtet tjetër brenda territorit të shtetit të pavarur të Kosovës.

Kujtojmë që, në numrin e përgjithshëm të popullsisë së regjistruar në Maqedoninë e Veriut, që përfshin atë rezidente dhe jorezidente, janë gjithsej 2.097.319 persona dhe prej tyre; 54.21 për qind janë deklaruar maqedonas, 29.52 për qind shqiptarë, 3.98 për qind turq, 2.34 për qind nga komuniteti rom, 1.18 për qind si serbë, 0.98 boshnjakë dhe 0.44 vllehë.

Ndërkaq, sipas vlerësimit të popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), popullsia rezidente e Kosovës në vitin 2021 ishte 1,773,971 banorë. Prej këtij numri 90 % janë shqiptarë, ndërkaq në 10 përqindëshin bëjnë pjesë pakicat apo minoritet tjera, si serbet, boshnjakët, romët, malazezët, e të tjerë.

Ky është tregues shumë i qartë se kur flasim për Kosovën kemi të bëjmë me një shtet multietnik, me shumicë dërrmuese shqiptarësh, dhe që ofron kujdes dhe kushte normale për jetesë edhe për minoritetet tjera, por kjo nuk nënkupton që shkel Kushtetutën dhe plotëson dëshira apo plane të Beogradit.

Kurti: Pse Serbia nuk po ua mundëson minoriteteve të veta krijimin e asociacionit, por e kërkon në Kosovë?

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, bëri një krahasim mes minoriteteve në Kosovë dhe Serbi, duke thënë se pse nuk po krijohet një asociacion një-etnik edhe në shtetin serb, ashtu siç po kërkohet të bëhet në Kosovë.

“Asociacionet e komunave mbi baza etnike në Serbi? Minoritete në Serbi zyrtarisht llogariten 21 sosh: kroatët, bunjevcët, bullgarët, boshnjakët, shqiptarët, hungarezët, romët, rumunët, rusinët, sllovakët, ukrainsët, lidhja hebreje, ashkalinjët, vllehët, grekët, egjiptianët, gjermanët, sllovenët, çekët, maqedonët, malazezët”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Megjithatë, tema e asociacionit duhet të mbyllet njëherë e përgjithmonë, asociacionet cenojnë integritetin e secilit shtet prandaj nuk duhet të zbatohet sepse krijohen trazira. Po u bë në një shtet e njëjta gjë do të kërkohet edhe në shtetet tjera. Prandaj, në vend të krijimit të tensioneve dhe shpërndarjes së situatës kaotike edhe në shtetet fqinjë. Sepse nëse bëhet diku ku aspak nuk ka nevojë, pse mos të bëhet asociciacioni aty ku është shumë e nevojshme bie fjala për Preshevën, Bujanocin e Medvegjen, që janë të lëna pas dore nga autoritet serbe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit