Gerard Pique tani po jeton lirshëm dashurinë e tij me Clara Kia. Ish-futbollisti i Barcelonës u nda nga Shakira, por publiku nuk e la të shijonte momentet me të dashurën akoma edhe sot.
Gerard Pique mori shumë mesazhe negative, për shkak të tradhtisë së tij ndaj këngëtares kolumbiane, ku Clara Kia ishte “guri i skandalit”, gjë që e bëri atë të “mospëlqyer” në media.
Mirëpo gjërat duken sikur janë qetësuar dhe tashmë çifti mund të shijojë dashurinë e tyre. Gerard Pique në një bisedë në transmetim me gazetarin spanjoll, Ibay Lanos, iu referua marrëdhënies së tij me Clara Kia dhe deklaroi se ai ishte “kukulla” e saj.
“E pranoj, unë jam një kukull. E vërteta është që unë shkoj në pazar me të dashurën time dhe ajo më zgjedh rrobat”, tha futbollisti.
Ai gjithashtu nuk hezitoi t'i referohej Shakirës, duke thënë se ajo ishte personi më i famshëm në botë që kishte në mjedisin e tij.
“Do të thosha se Shakira ishte ndoshta partnerja ime dhe kontakti im më i famshëm”, tha ai, duke veçuar Cristiano Ronaldon.
Intervista e tij vjen pak ditë pas daljes së parë të përbashkët publike të Pique me Clara Kia në rrugët e Barcelonës.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shqiptari në Gjermani
Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
Sara nga Tirana
Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
Deoni
I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
Shoferi i kamionit
I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
Babë e bir nga Kukësi
Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.