“NYT” çon në gjykatë Komisionin Europian/ Çfarë fshihet pas mesazheve të von der Leyen me CEO-n e Pfizer?

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 14.02.2023, 16:17

New York Times po e çon Komisionin Evropian në gjykatë, pasi ky i fundit ka refuzuar të nxjerrë mesazhet e shkëmbyera midis Ursula von der Leyen dhe CEO-s së Pfizer, Albert Burla në lidhje me furnizimin e BE-së me miliona doza të vaksinës Covid-19.

Siç raporton “Politico”, gazeta do të argumentojë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë se Komisioni ka detyrimin ligjor të publikojë mesazhet, të cilat mund të përmbajnë informacione për marrëveshjet e BE-së për blerjen e miliarda eurove vaksina nga Pfizer.

Ky rast është një skandal, si për shkak të mungesës së transparencës së Komisionit për përmbajtjen e mesazheve midis von der Leyen dhe Burla, ashtu edhe për shumën përfundimtare të mbledhur nga Pfizer për shitjen e vaksinave të saj. Zbulimi i asaj që është thënë mes të dyve do të hidhte dritë mbi rastin dhe do t'u përgjigjej pyetjeve kryesore të ngritura rreth mënyrës sesi BE-ja mori miliona doza të vaksinës nga gjigandi farmaceutik”, shkruan Politico.

Çështja u depozitua më 25 janar dhe u publikua në Regjistrin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë të hënën, por jo të gjitha informacionet përkatëse janë ende të disponueshme në internet.

New York Times nuk pranoi të komentojë detaje në lidhje me rastin.

“The Times bën shumë kërkesa për liri informacioni dhe mban një dosje aktive. Nuk mund të komentojmë për temën e kësaj padie në këtë moment”, u tha nga gjigandi mediatik.

Ndërsa Komisioni nuk iu përgjigj fare kërkesës për koment të Politico.

Padia e gazetës amerikane pason një hetim të janarit 2022 nga Ombudsmeni Evropian, Emily O'Reilly. Hetimi zbuloi se kishte keqmenaxhim në përpjekjet e Komisionit për të rikuperuar mesazhet me tekst, pas një kërkese të bërë nga gazetari i netzpolitik.org, Alexander Fanta, për t’i bërë ato publike.

Edhe gazeta gjermane Bild ka ngritur padi kundër Komisionit duke kërkuar publikimin e mesazheve në lidhje me negociatat për blerjen e vaksinave të prodhuara nga Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Megjithëse shumë nga paditë e Bild u rrëzuan nga gjykatat, gazeta përfundimisht mori disa dokumente, duke përfshirë korrespondencën me email që filloi në qershor 2020. Megjithatë, këto dokumente nuk përmbanin asnjë pjesë të bisedës së von der Leyen me Burlën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit