Qeveria ka edhe kulaçin edhe kërbaçin në dorë, e duke i pasur të dyja vetë vepron si të dojë. Nga zgjedhjet vendore të 14 majit na ndaj vetëm 3 muaj dhe në këtë kohë ka disa detyrime ligjore që duhen zbatuar. KQZ ka publikuar disa nga vendimet që nuk dihet të merren 4 muaj para zgjedhjeve, siç janë dhënia e tenderave, rritja e pagës, pensioneve , prerja e shiritëve të rrigëve dhe punëve publike e të tjerë.
Por bashkitë nuk po zbatojnë asnjë nga këto detyrime. Si duket socialistët kërkojnë të ruajnë bashkitë e fituara pa garë në vitin 2019. Në një shkrim të "Zërit të Amerikës", nga 1 janari deri sot Bashkitë kanë shpallur 160 tendera me vlerë fond limit afro 34 milionë dollar. Nga 14 janari nuk duhej të jepej asnjë tender, por kjo nuk ka ndodhur.
Shqetësimi ngrihet edhe tek fakti se në fund të dhjetorit qeveria ndryshoi buxhetin, duke u dhënë disa bashkive fonde shtesë për detyrime të prapambetura. Përqëndrimi i ndarjes së parave në periudha zgjedhore ndodhi në zgjedhjet e vitit 2021, kur u dhanë fonde familjeve të dëmtuara lehtë nga tërmeti dhe u ndihmuan ato të dëmtuara rëndë nga tërmeti.
Këto shihen si disa manovra elektorale për të shfrytëzuar pasurinë e buxhetit të shtetit për të përfituar sa më shumë vota. Edhe në këto zgjedhje pritet që porblematikat dhe shkeljet të jenë të njejtat si në vitet e mëparshme.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shqiptari në Gjermani
Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
Sara nga Tirana
Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
Deoni
I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
Shoferi i kamionit
I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
Babë e bir nga Kukësi
Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.