“Nuk na rritën pagën”/ Pedagogët njoftojnë protestë kombëtare

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 14.02.2023, 14:20

Më 22 shkurt, pedagogët kanë njoftuar sërish një protestë kombëtare. Pasi nisën protestat dhe bojkotin e orëve të mësimit në muajin tetor të vitit të kaluar, pedagogët njoftuan se do të hynin në grevë urie. Kërkesa e tyre ishte për rritjen e pagave dhe kompesimin e orëve shtesë.

Asokohe pedagogët kërkuan 30% të rritjes së pagës, ndërsa qeveria dhe universitetet, nuk i ofruan më shumë se 15%.

Nisja e grevës dështoi dhe duket se pedagogët kanë nisur sërish presionet e tyre. Në një njoftim të Sindikatës Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, njoftohet se aksioni i protestave do të rinisë, pasi kushtet e tyre nuk janë miratuar.

Një pjesë nga deklarata e pedagogëve:

Mbetet ende pa përgjigje kërkesa jonë për shtesën e pagës për vjetërsinë në punë, shtesë e cila duhet të kishte filluar të zbatohej, që në janar 2023. Vazhdon të mbetet pa përgjigje kërkesa për njohjen dhe kompensimin për dëmshmërinë në punë të stafit ndihmës akademik dhe administrativ; Ndërkohë që kjo kategori nuk ka marrë as shtesën prej 8 %, pasi u la jashtë VKM-së së datës 5 tetor 2022; Në kushtet e një mosrregullimi të këtij problemi, një zgjidhje do të ishte rritja me një kategori në listën e klasifikimit të pagave. Ende nuk ka marrë formë kërkesa për rivlerësimin e orës mësimore

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit