“KR me gropa” Erion Veliaj hedh 2 MILIARD Lekë për vota para zgjedhjeve

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.02.2023, 14:11

T’u blesh votat qytetarëve me taksat e tyre… Është kjo filozofia që ndjek pushteti qendror dhe lokal në prag zgjedhjesh. Në mënyrë të frikshme, ai që po e zbaton më së miri këtë skemë është kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.

”I pagëzuar” me nofkën “kryetari me gropa” për shkak të lënies së rrugëve të Tiranës në gjendje si sipërfaqja e satelitit të Tokës, Hënës, Veliaj po hedh shuma të mëdha “në formë korruptimi për vetë ata” me taksat që i vjel banorëve të kryeqytetit.

Kështu në prag të zgjedhjeve lokale, kryetari ka hapur një tender me vlerë mbi 2 Miliard Lekë për rregullimin e rrugëve të fshatit Shën Mëri, të Tiranës.

2 Miliard Lekë nga taksat e qytetarëve që detyrojnë këta të fundit t’i nënshtrohen pushtetit dhe sigurimi i më shumë votave nga oligarku që do fitojë tenderin i cili me influencën që ka në kompaninë e tij do detyrojë punonjësit të votojnë Erion Veliajn.

Një formë shantazhi që mban prej vitesh “të lidhur” shqiptarët, e dërguar me mesazh kundrejt banorëve të fshatrave të Tiranës për ta votuar. “Më jepni votën t’ju jap rrugën” është motoja që synon të shtyjë edhe 4 vite të tjera qeverisje me një skemë që nga Mesjeta në Tiranë e rrethinat e saj.

Nëse Veliaj propagandon një ”pedonale” prej 200 metrash mes “Rrugës së Kavajës” dhe “Rrugës së Durrësit” duke e shitur si zhvillim të kryeqytetit, kontradikta ndodh në fshatrat e Tiranës, aty ku prej vitesh nuk ka zbritur politika për t’u siguruar banorëve rrugë apo furnizim me ujë.

Veliaj synon mandatin e tretë pas 8 vitesh në krye të Bashkisë së Tiranës dhe këto pamje që do ju paraqesim më poshtë janë gjendja aktuale e rrugëve të fshatit Shën Mëri.

Kujdes nga propaganda miq, dëmton rëndë perceptimin tuaj në të gjykuar!

Ky artikull është indicje që ju ndihmon të qartësoni shikimin se për kë duhet të votoni për kryetar bashkie më 14 Maj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit