Shqiptarët festojnë Shën Valentinin me rritje çmimesh! Mjaftojnë puthjet apo duhen edhe dhurata të shtrenjta?

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.02.2023, 10:19

Të gjithë të mpleksurit, festojnë sot 14 Shkurtin e cila njihet si dita e Shën Valentinit ose Dita e të Dashuruarve. Shën Valentini është një shenjtor i lidhur që nga mesjeta me simbolin e dashurisë së sinqertë dhe përkujtohet çdo datë 14 shkurt. dhe festohet nga komuniteti i besimit anglikan dhe protestant, por që tashmë është bërë traditë të përkujtohet në shumë vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë. Simbolet e kësaj dite janë zemrat, pëllumbat dhe engjëlli Kupid.

Gjatë shekullit 19, në ditën e të dashuruarve, çiftet shkëmbenin kartolina me njëri-tjetrin dhe kështu shprehnin dashurinë në ditën e Shën Valentinit, por sot në shekullin e 21 gjërat kanë ndryshuar. Koha ka evoluar edhe më shumë, teksa të dashuruarit nuk mjaftohen vetëm me një kartolinë dhe puthje, por kanë zgjeruar ‘thesin e surprizave’ edhe me dhurata që kushtojnë shumë. Tashmë shumë çifte të dashuruar në këtë ditë shkëmbejnë dhurata, lule, udhëtime, por që në thelb të gjitha këto kanë një vlerë të kushtueshme monetare.

Në Shqipëri, në këtë periudhë ku kriza ka kapur çdo skaj të vendit tonë, ku xhepat e qytetarëve po ‘tkurren’ nga rritja e çmimit të bukës, energjisë elektrike, ushqimeve, naftës, Shën Valentini shihet si një ‘barrë plus’ të cilët veç puthjeve dhe përqafimeve duan të dhurojnë edhe gjëra me vlerë monetare, por që gjendja ekonomike e cila është ‘përtokë’ të step të bësh blerje surprizë për partneren/in.

Dashuria nuk ka çmim dhe ajo jepet në çdo vend dhe çdo ditë të vitit, por që mania për të festuar me personin e zemrës në një mënyrë speciale këtë 14 shkurt, është fiksim i çdo shqiptari, por jo vetëm. Gjithsesi ky vit pas ‘gjunjëzimit’ për shkak të pandemisë dhe rritjeve në stratosferë e çmimeve ka bërë që shqiptarët e shtresave të varfra dhe të mesme ‘të shtrijnë këmbët sa kanë jorganin’, ndërsa prioritet për të festuar këtë festë mes dashurisë dhe parasë kanë sërish shtresa e lartë e elitës së politikës shqiptare, VIP-ave dhe personave të njohur.

Por sërish mos harroni! Dashurisë nuk i vendoset asnjë çmim, të duash dhe të të duan është e pakufishme dhe jepet në çdo ditë të vitit, mjafton që çiftet shqiptare të kenë sinqeritet, lumturi dhe jetë të frytshme!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit