Zejdi: Alternativa asnjëherë nuk kërkoi hetim ndërkombëtar për rastet e montuara

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.02.2023, 08:51

Deputeti Skender Rexhepi – Zejdi ka zbuluar një pjesë të informacioneve që ka marrë ai si deputet i Alternativës, për të mësuar më shumë se deri ku është kërkesa e kësaj partie, që ishte pjesë e marrëveshjes për bashkëqeverisje me LSDM-në, për hetim ndërkombëtar për rastet e montuara.

Ai deklaroi se “Alternativa” asnjëherë nuk ka kërkuar hetim ndërkombëtar për rastet e montuara.

“Jam konsultuar në Qeveri dhe më kanë thënë se këso kërkesë asnjëherë nuk ka pasur nga Alternativa. Qoftë kjo letra famoze për prokurori për hetues ndërkombëtar, jo është në Ministri të Drejtësisë për korrigjim, jo ende se kemi dorëzuar, por e kemi paraparë, jo se ka pranuar kryeministri … Kjo është tallje me njerëzit dhe me marrëveshjen politike që e ke bërë. Këtu nuk ka faj Qeveria, ka faj Alternativa… Unë do të takohem me kryeministrin dhe do të shoh se deri ku është pika ku unë kam qenë më i ndjeshëm dhe më i thirrur”, tha Zejdi,në ClickPlus.

Ndërsa duke folur për largimin e Alternativës nga Qeveria, ai tha se kjo ka ardhur si rezultat i mossuksesit të Bekim Salit, si ministër i Shëndetësisë.

“Nuk mundesh për Ministrinë e Shëndetësisë ta djegësh gjithë Alternativën. Gjithë ata ministra e drejtorë t’i ekzekutosh politikisht për faktin se një i afërmi yt i klanit tuaj nuk arriti të mbijetojë në skenën politike”, tha Zejdi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit