Tërmeti që goditi Turqinë me pasoja në ekonomi, vështirësi edhe për Shqipërinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.02.2023, 22:35

Tërmeti katastrofik i Turqisë përveç se një tragjedi njerëzore është edhe një goditje tepër e fortë për ekonominë turke dhe partnerët e saj.

Agjencia ndërkombëtare Fitch ka parashikuar se dëmi ekonomik pas kësaj tragjedie është 4.4 miliardë dollarë.

Edhe Shqipëria, si një parntere e ngushtë e Turqisë pritet të ndikohet nga kjo fatkeqësi pasi vitin e kaluar, Turqia ishte importuesi i parë nga ku morëm mallra.

Sektori më i prekur pas tërmetit është industria tekstile, pjesa kryesore e së cilës është e vendosur ne zonat ku ndodhen shkatërrimet nga tërmeti. Gati çdo vit vendi ynë importon nga 17 – 19 miliardë lekë mallra në këtë sektor si lëndë të parë, por dhe furnizim për dyqanet.

Ekspertët kanë frikë se abuzimi me çmimet do të jetë një pasojë e kësaj krize. Sipas shoqatës së fasonëve tragjedia mund të ndryshojë origjinën e furnizimit për industrinë fasone.

Pas tërmetit dhe goditjes së pësoi Turqia, inflacioni në Shqipëri mund të rritet sërish dhe kjo do shtrenjtonte kostot e qytetarëve për veshmbathje apo aksesorë, ndërsa industria tekstile mund të vuajë në eksport.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit