Mafia shqiptare lidhje me bandat ekuadoriane/ Zbulohen krerët dhe takimet për poste të larta në qeveri

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.02.2023, 20:50

mediat ekuadoriane janë publikuar detaje të reja rreth bandave kriminale vendase dhe mafias shqiptare që merret me trafikimin e drogës.

Agjencitë e sigurimit shtetëror kanë regjistruar një takim në Guayaquil mes kreut të bandës ekuadoriane Ruben Chérrez dhe mafias shqiptare, një organizatë kriminale ndërkombëtare e lidhur me trafikun e drogës.

Hetuesit kanë zbuluar marrëdhëniet e Chérrez me personalitete të afërta me qeverinë e Presidentit Guillermo Lasso dhe negociatat e tij për të marrë emërime në poste të larta brenda kompanive publike dhe ministrive.

Agjentët e hetimit ndoqën një individ të identifikuar si HD León, i cili vizitoi një kompani të falimentuar në qytetin Manta. Kompania Osaka Fish përdorej nga mafia shqiptare si mbulesë për operacionet e organizatës kriminale.

Sipas raportit, atë 5 maj, në kompani mbërriti Rubén Chérrez, i cili do të lidhej me strukturën e Kumbarit të Madh dhe që është mik i kunatit të Presidentit Guillermo Lasso, Danilo Carrera.

Chérrez u takua sërish me anëtarët e organizatës kriminale në një kafene në Guayaquil, një takim që u regjistrua edhe në imazhe. Ashtu si një takim i tretë i mbajtur më 10 qershor të po këtij viti 2021, kur ai do të kishte takuar një nga drejtuesit e grupit kriminal.

Gjatë takimeve anëtarët e bandave përdornin automjete të ndryshme të nivelit të lartë, si Grand Cherokee, BMW dhe avionë të vegjël për të kryer lëvizjet.

Shtetasit shqiptarë të përfshirë në këtë skemë dhe bandë kriminale janë: Dritan Gjika, Mario Vani, Blerim Dibra, Erjon Spahiu dhe Jack Florini. Gjika dhe Spahiu konsiderohen si liderë të bandës shqiptare.

Gazetari Christian Zurita thotë se lidhjet e Rubén Cherres me mafian shqiptare datojnë shumë larg. Në një operacion në Mantë në vitin 2021, ata u kapën së bashku në të njëjtin automjet. Ekziston një rrjet sipërmarrjesh të përbashkëta midis Cherrez dhe Dritanit. Të paktën një kompani e tillë dihet se ka punuar që nga viti 2010.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit