Shqiptari dhe italiania që trafikonin kokainë kapen nga policia, ishin arrestuar dhe 2 vite më parë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 13.02.2023, 19:17

Policia e Govone, me mbështetjen e kolegëve të Njësisë Operative të Compagnia di Alba, arrestuan dy të rinj për posedim droge, armëmbajtje pa leje dhe dokumente false.

Të dyshimtë për vajtje-ardhjet e vazhdueshme në banesën e tyre në Castagnito, oficerët kishin disa ditë që po i vëzhgonin të dy, një 25-vjeçare italiane dhe një 30-vjeçar shqiptar.

25 vjeçarja italiane ishte liruar nga burgu dy vite më parë, pasi u burgos për tentativë vrasje, ndërsa shqiptari ishte dënuar për drogë dhe u dëbua nga Italia dhe ishte kthyer me një identitet tjetër.

Por mbrëmjen e 10 shkurtit policia vendosi që t’i kontrollonte të dy. 25-vjeçarja ka rezistuar dhe ka tentuar të arratiset, ndërsa shqiptari ka tentuar të mashtrojë ushtarakët duke dhënë të dhëna të rreme personale. Brenda banesës u gjetën rreth 150 gramë kokainë të pastër, si dhe sasi të vogla hashashi dhe marihuanë.

Ai gjithashtu mbante një pistoletë të mbushur me fishekë dhe shkopinj bejsbolli. 30-vjeçari mbante pasaporta dhe dokumente identiteti të falsifikuara, aq sa identiteti i tij u bë i mundur vetëm falë gjurmëve të gishtave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit