Berisha kërcënon socialistët: Kam në dorë videot tuaja erotike, nuk i publikoj

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 13.02.2023, 18:54

"Kam video dhe mesazhe erotike"- ishte ky kërcënimi që Sali Berisha bëri nga Parlamenti i Shqipërisë ndaj deputetëve socialistë. Në seancën e ndezur me debate, kryedemokrati ka aluduar duke thënë se ai disponon disa video erotike dhe marrëdhënie seksuale në grup të ish-agjentit të FBI, McGonigal. Berisha tha se këto video janë reale, por ai nuk dëshiron që t'i bëjë publike.

Shpesh herë opozita ka kërcënuar qeverinë se josh agjentët e huaj dhe zyrtarët e lartë me favore seksuale. Madje ndaj ish-ambasadorit Luixhi Sorka, u hodh e njëjta akuza se ishte filmuar me një zyrtare të Partisë Socialiste. Asokohe ishte edhe Iliri Meta, në rolin e presidentit, që kërcënoi se do të publikonte videot erotike të zyrtarëve të lartë në Shqipëri.

Fjalimi kërcënues i Berishës në Parlament:

Një tradhtar i SHBA, një armik i egër i opozitë. Unë kam cenurë të plotë ndaj videoje dhe mesazhi erotik që vjen tek unë. Nuk jam unë ai që e dinë çfarë heqin ministrat në mbledhjen e qeverisë me fjalorin rrugaç që përdor. Unë nuk fyej publikisht. Përmenda emra unë aty. Asnjë emër, përse ju djeg ju kjo video erotike? Nuk i kam publikuar kurrë e nuk i publikoj, këtu është një rast tjetër kemi të bëjmë më një agjent shumë të rrezikshëm. Nuk them unë fjalë këtu erotike siç thotë kryetari juaj. Jam Sali Berisha unë nuk jam Edi Rama që ndaj ngratë sa herë që shkon në fushata elektorale. Unë nuk mund të fyej publikisht një grua, unë nuk përmenda emra. Me këtë kërkoni të mbuloni ju marrëdhënien me McGonigal. Po pse, ku e din ti që nuk kishte Allison në Shqipëria ai. Ku e din ti, pse të djeg ty. Çfarë ke. Po nuk e mbulon dot. Dëgjo. E kupton apo jo. Orgjitë e McGonigal janë reale. Kujt i djeg miza pas veshit tjetër, merreni fjalën, me radhë, me radhë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit