Dy vëllezër të mitur dalin të pajetë nga rrënojat, gjendet ditari i tyre: Ne e duam shumë njëri-tjetrin

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 13.02.2023, 16:53

Abdurrahmani, 11 vjeç, dhe Aysima, 7 vjeç, humbën jetën nën rrënojat e ndërtesës së shkatërruar në Adiyaman. Prindërit e tyre, Osman dhe Muzeyen Toprak, dolën me plagë të lehta nga rrënojat por fatmirësisht janë gjallë. Fëmijët e tyre humbën jetën, duke shkaktuar një dhimbje jashtëzakonisht të madhe te ata.

Gjatë përpjekjeve të ekipit të kërkim-shpëtimit, në rrënoja u gjet edhe një faqe nga ditari i vëllezërve. Shënimi i shkruar nga Abdurrahman për Aysima-n në vitin 2018, fillonte me fjalët: "Ne jemi dy vëllezër që e duam njëri-tjetrin". Fjalët e shkruara prekën shumë personat e pranishëm në vendngjarje. Abdurrahmani shkruante për ditët e lumtura që kalonte me të vëllain.

Më poshtë një pjesë e ditarit:

"Përshëndetje. Unë jam Abdurrahman dhe ky është vëllai im Aysima. Ne jemi dy vëllezër që e duam njëri-tjetrin. Ne luajmë me lojëra shumë të bukura së bashku. Një ditë, ndërsa unë po ngisja makinën time me bateri, edhe vëllai im donte të hipte. Meqenëse nuk mund ta ngiste i vetëm, e ndihmova dhe ecnim bashkë. Ishte një ditë shumë argëtuese. Ne vazhdojmë të luajmë lojërat tona të preferuara"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit