Mexhiti: Ahmeti le ta mbajë Grubin nëse i ka borxh

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.02.2023, 14:27

Të hënën në Kuvend mbahet seanca për votimin e ministrave të rinj të propozuar nga Kovaçevski. Debati do të zhvillohet për 4 emra të rinj të ministrave dhe po aq të zv/ministrave. Nënkryetari i BDI-së Izet Mexheti një ditë para votimit bën të qartë se “Grupi i Zjarrit” nuk voton për ndryshimet në Qeveri. Grupi i Zjarrit rreth vetes përveç Mexhitit ka edhe dy deputetë të tjerë Merita Koxhaxhikun dhe Kastriot Rexhepin.

“Nuk mund të pretendojmë që i bashkojmë shqiptarët apo ti bashkojmë në frontin evropian kur po e përçajmë vet subjektin apo shtëpinë tonë, andaj është e qartë se është një aleancë për interesa, aleancë e pazareve dhe për të heshtur zërin ndryshe dhe nga ata propozime që i pashë nuk ka asnjë vlerë evropiane. Kjo nuk ka të bëjë as me frontin evropian as me ndryshimet kushtetuese, por thjesht është për ta heshtur zërin ndryshe dhe nëse ekzekutivi do të votohet prapë nga 64 deputet atëherë përsëri zoti Ahmeti është në minus, pra BDI është në minus”, deklaroi Izet Mexhiti, Nënkryetar i BDI-së.

Mexhiti thotë se me hyrjen e ASH-së në Qeveri, humbësi më i madh është BDI-ja, pasi i merret një ministër dhe një zv/ministër. Mexhiti thotë se është fat që Grupi i Zjarrit nuk kishte ministër sepse do ta merrnin edhe atë, sikurse e morën zv/ministrin e Mbrojtjes Bashkim Hasani. Sipas Mexhitit, nëse Ahmeti dhe të tjerët i kanë borxh Grubit, atëherë le ta mbajnë atë.

“Pas kësaj do e analizojmë dhe nëse deri tash e kemi lutur z. Ahmeti që ta largon z. Grubi për të hapur një perspektivë te re në BDI për djem dhe vajza që jam me frymë të BDI-së dhe që janë të BDI-së, tash e tutje ndoshta nuk do të ketë logjikë për ta shkarkuar Artanin, mund ti mban Artanat edhe mund ti afron edhe më afër, por nëse ata i kanë ndonjë borxh ne nuk kemi borxh ndaj atij. Dhe largimi nga postet vetëm do e zbulon para opinionit këtë padrejtësi dhe këtë humbje të rrugës së BDI-së e cila frikohem se do na kushton në zgjedhjet e ardhshme të cilat do jenë të rregullta ose të çrregullta”, tha Izet Mexhiti, Nënkryetar i BDI-së.

Mexhiti është i bindur se rezultatet e sjelljes së BDI-së do të shihen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pas finalizimit të marrëveshjes midis Kovaçevskit dhe Taravarit, Alternativës iu morën të gjitha ministritë dhe zv/ministrat për t’iu dhënë ASH-së. Propozimi i Kovaçevskit, i cili një ditë më parë shkoi në Kuvend parasheh që ministër i Shëndetësisë të jetë Fatmir Mexhiti, i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu dhe Drejtësisë Krenar Lloga. LSDM-ja i merr Ekologjinë BDi-së, ndërsa partisë së Ahmetit në ndryshimet në kabinetin qeveritar tani do t’i takojnë edhe ministri edhe zv/ministri i Arsimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit