Modelet dalin në pasarelë me maska kafshësh dhe bëjnë si të tilla, nuk pritet mirë nga kritikët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.02.2023, 23:16

Stilistja Hillary Taymour ka bërë emër në industrinë e modës për shkak se është ndër stilistet e reja më miqësore me mjedisin por pasarela e saj e fundit i ka kaluar ekstremet.

Mbrëmë, drejtoresha kreative e Collina Strada debutoi koleksionin e saj të ri Vjeshtë/Dimër në Javën e Modës në Nju Jork ku modelet zbritën në pasarelë me maska për kafshët.

Modelet u panë të veshura me veshje shumëngjyrëshe dhe maska kafshësh si majmun, tigër, derr, luan apo qen e mace.

Një modele doli në pasarelë me një fytyrë miu me ngjyrë jeshile të ndezur me mustaqe të gjata të bardha. Ndërkohë, një tjetër u detyrua të vishte një protezë hardhuce në kokë duke lënë vetëm dy të çara për sytë.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, modelet u detyruan të bëjnë si kafshë edhe gjatë kohës që ishin në pasarelë.

Një pasarelë e tillë nuk është pritur mirë nga stilistët, modelet dhe influencuesit pasi nuk e konsiderojnë modë diçka të tillë dhe veshje kafshësh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit