U hodh nga ura e Institutit, 58-vjeçarja në gjendje të rëndë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.02.2023, 14:30

Pak më parë, JOQ publikoi një video të dërguar në redaksi ku shihej se një grua ka tentuar të vrasë veten duke u hedhur nga ura e Institutit. Lidhur me ngjarjen ka reaguar policia e cila njofton se gruaja është identifikuar si shtetasja me iniciale Xh. I., 58 vjeçe. Sipas policisë, gruaja ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

“Më datë 12.02.2023, rreth orës 11:10, te Ura e Insitutit është vetëhedhur shtetasja Xh. I., 58 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit