“E ka fajin shtëpia jote, jo aspiratori”/ Aza Electronics nuk do t’ia dijë, i shet qytetarit paisjen jofunksionale

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 11.02.2023, 19:12

Aza Electronics duket se ka nisur një fushatë shitjesh të paisjeve të dala jashtë përdorimit, për të cilat nuk mban asnjë përgjegjësi pasi qytetarët i blejnë në mirëbesim. Në spotet reklamuese, qytetarët joshen nga produktet dhe çmimi, por kur vjen fjala te cilësia, jo të gjithë janë të kënaqur.

I tillë është rasti i një qytetari i cili vendosi që aspiratorin ta blejnë pikërisht te kjo kompani. Pasi harxhoi afro 160 mijë lekë të vjetra, qytetari tregon se se paisjen e kuzhinës e ka përdorur pak muaj kur nisi t'i japë probleme. Edhe pse për këtë produkt ka një garanci dy vjeçare, kompania nuk i rimburson paratë apo t'i zvendësojë produktin.

Fleta e garancisë dhe fatura

Për JOQ Albania, qytetari thotë se ka shkuar të kërkojë llogari pranë Aza Electronics, mirëpo këta të fundit jo që nuk i kanë gjetur zgjidhje por kanë bërë dhe humor me të. Kompania i ka thënë se aspiratori pas kontrollit teknik është në rregull dhe se fajin për mosfunksionimin e tij, e ka shtëpia.

Në vijim do të gjeni denoncimin e qytetarit:

Përsh JOQ. Desha të bëj një denocim te faqja juaj ndaj Aza Elektronik, që ndodhet tek Pajtoni Center. Kam blerë një aspirator guzhine, është brenda garancisë. Nuk kaloi as 6 muaj që është blerë. Shkova te Aza Elektronik me gjithë aspiratorin dhë më thanë që do e dërgojmë në servis. Mbas një jave më kontaktuan dhe vajta përsëri, më thanë që e ke gabimin ti në shtëpi. Unë i thashë, vetëm të ndërojë shtëpi se s'ka mundësi. Nuk më japin asnjë lloj përgjigje tjetër dhe as ndërrim të aspiratorit nuk më bëjnë. Jam detyruar kam blerë në vend tjetër aspirator të ri dhe është në rregull. Do të thotë që nuk kam unë në shtëpi problem por është malli që është blerë tek Aza me difekt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit