Lojërat e fatit, Kasami paralajmëron referendum

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.02.2023, 19:05

Edhe pse Qeveria i dha dritë jeshile ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit të Lojërave të Fatit, ku parashikohet largimi i kazinove e bastoreve 500 metra nga objektet shkollore, kreu i komunës së Tetovës kërkon që të largohen tërësisht nga qyteti. Bilall Kasami paralajmëron edhe një lloj referendumi, i cili do të realizohet përmes këshillit komunal, ku do të kërkohet që lojërat e fatit, të largohen krejtësisht.

“Për ne nuk është e mjaftueshme kjo, do jenë 200 apo 300 metra, derisa janë brenda qytetit ja si kjo përballë në zemër të qytetit dhe pjesët më të frekuentuara janë të uzurpuara nga kazinotë dhe objektet tjera të lojërave të pafatit. Ne në mbledhjen e radhës të këshillit konform asaj që nisëm si iniciativë, do të sigurohet një informatë që na është siguruar nga administrata e komunës për procedurat e mëtejme se si në komunë të Tetovës të jenë të ndaluara kazinotë dhe objektet tjera të lojërave të pafatit/ dhe në këtë drejtim besoj se këshilli do gjej mënyrë që në kuadër të pjesës urbane pra vendbanimeve të komunës së Tetovës të mos ketë objekte të tilla”, tha Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.

Për dallim nga Kasami, Lëvizja Anti bixhoz ka mirëpritur nismën për zhvendosjen e lojërave të fatit, por këmbëngul që largësia të mos jetë më pak se tre kilometra nga vendbanimet.

“Kërkesa e Lëvizjes Anti bixhoz është e dalë nga Populli dhe është e pandryshuar. Dislokimi tre kilometra larg vendbanimeve, ndërsa pas vrasjes së dy të rinjve në Vizbeg kërkojmë mbyllje totale si në Shqipëri dhe Kosovë, deri në sjelljen e një Ligji që mbron qytetarin nga gjendja e rëndë ekonomike. Pyesim ku mbetën çerdhet, institucionet publike, si do mbrohen sheshet e qyteteve. Vallë pranë objekteve fetare dhe institucioneve tjera edukative arsimore, do lejohen objektet e kumarit? Andaj kërkojmë që në këtë Ligj të përfshihen edhe këto institucione”, u shpreh Jushi Emërllahu, Lëvizja Antibixhoz.

Pavarësisht se ditë më parë në mbledhjen e Qeverisë iu dha dritë jeshile ndryshimeve ligjore për Lojërat e Fatit, propozuesi, përkatësisht Ministria e Financave nuk jep detaje të shumta për përmbajtjen. Thonë se propozim ligji do të jetë publik pasi të dorëzohet në Kuvend.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit