Mbijetoi 104 orë nën rrënoja, gruaja në Turqi humb jetën një ditë më pas në spital

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.02.2023, 15:19

Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë një grua në Turqi. Kjo e fundit ndërroi jetë në spital, një ditë pasi u nxor nga rrënojat e një shtëpie të shembur në shtetin turk, pas tërmetit 7.8 ballësh. Gruaja e cila mbijetoi 104 orë nën rrënoja, u shua sot në spital. 40-vjeçarja Zeynep Kahraman kishte mbetur nën rrënojat e një ndërtese apartamentesh në qytetin jugor turk të Kirihan të premten.

“Sapo jemi informuar nga vëllai dhe motra e Zeynep se fatkeqësisht ajo ka ndërruar jetë në spital. Të mund të vdesësh në krahët e familjes dhe të mund të jetosh momentet e fundit. Çdo sekondë ka rëndësi. Pas dhjetë orësh pasi filluam, ajo pati kontaktin e saj të parë me njerëz dhe mundi të fliste me përkthyesin dhe ne, pastaj edhe me familjen e saj. Dhe në fund familja e saj ia doli ta mbante për dorë”, tha Steven Bayer, kreu i Ekipit Ndërkombëtar Gjerman të Kërkimit dhe Shpëtimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit