Ndërkohë që koha kalon, shpresat për të gjetur të gjallë në gërmadhat e ndërtesave në Turqi sa vijnë e zvogëlohen. Gjithsesi, ditën e sotme ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin të gjallë plot pesë anëtarë të një familjeje.
Sipas raportimeve, ata janë nxjerrë plot 129 orë pasi rrënojat e banesës së tyre i kishin zënë poshtë. Sipas informacioneve, të pestë besohet se janë në gjendje të mirë shëndetësorë dhe kanë marrë menjëherë trajtimin mjekësor të nevojshëm.
Deri më tani kanë humbur jetën mbi 24 mijë persona nga tërmeti shkatërrimtar në Turqi dhe Siri. Ekipe nga mbi 70 vende të botës janë në terren duke u munduar të gjejnë ende njerëz të gjallë nën rrënoja, pavarësisht se shpresat shuhen orë pas ore.
Ekipet e emergjencave po përdorin pajisje të ndryshme për të lokalizuar nëse ka të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shkrumbuara. Gjithashtu, qen dhe pajisje të tjera detektuese janë në terren me shpresën se do të gjejnë ende njerëz të gjallë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Djali tek Sheshi Skënderbej
I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
Qytetari nga Kavaja
Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
I riu zemërgjerë
Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
Djali që ndihmoi të moshuarin
Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
Greis dhe Rakel
Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.