Nis plani për lëvizjen e madhe, Messi dhe Guardiola gati të bashkohen për një “vals” të fundit te PSG

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 11.02.2023, 11:11

E ardhmja e Pep Guardiolas te Manchester City është në dyshim të madh pas hetimeve të hapura nga Premier Legaue për rreth 100 akuza, që lidhen me manipulime të balancave financiare dhe çështje të tjera.

Në media është bërë me dije se Guardiola ia ka bërë të qartë drejtuesve se do të largohet në rast se klubi del fajtor, pasi ai pretendon se krerët e klubit i kanë dhënë garancinë se nuk kanë shkelur asnjë rregull dhe çdo transferim është bërë brenda kufizimeve të FIFA-s.

Menjëherë pas këtij lajmi, klubet gjigante të Europës janë vënë menjëherë në lëvizje për të negociuar me katalanasin, teksa së fundmi në skenë është vendosur një ide e çmendur, që shkakton shumë nostalgji.

PSG është vënë në lëvizje për të parë mundësinë e transferimit të Guardiolas te Manchester City, çka do të materializonte bashkimin e një prej dysheve më “magjike” të historisë së futbollit, Guardiola-Messi. Te PSG, trajneri katalanas do të gjente një ekip të frikshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit