Erion Veliaj, “kryetari me gropa” e ka bërë Tiranën të duket si “Hënë”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.02.2023, 09:43

Nuk është e nevojshme që qytetarët e Tiranës të presin anijet kozmike të Elon Musk në të ardhmen për të bërë një xhiro në Hënë. Falë kryetarit të bashkisë Erion Veliaj ëndrra për tironsit është kthyer në një realitet të përditshëm pasi rrugët e kryeqytetit kanë mbi 8 vite të pashtruara me gropa gjigante që u përngjajnë në mënyrë precize atyre të satelitit të Tokës, Hënës. Edhe nëse do ishte e mundur një vizitë në Hënë, për tironsit nuk do të kishte asnjë mbresë pasi me pamje të tilla janë mësuar të bashkëjetojnë e t’i votojnë.

Jetojmë në vitin 2023, por rrugët në lagjet e Tiranës, të pashtruara me gropa e pellgje që me 5 minuta shi krijojnë kaos të bëjnë të mendosh se po jeton akoma në epokën e mesjetës. Në periferi të Tiranës, por edhe lagjet e saj, rrugët janë katastrofë, me një cilësi që lë për të dëshiruar. Që rrugët e kryeqytetit janë lënë rrugëve nga “kryetari me gropa” i Tiranës Erion Veliaj, i cili e ka bërë Tiranën të duket si “Hënë”, kjo duket qartë edhe nga denoncimet e qytetarëve të cilët të harruar nga institucioni dhe drejtuesi i tij, ankohen për rrugët që shkelin sapo dalin nga shtëpia.

Së fundmi një banor i Freskut në Tiranë ka dërguar një mesazh në redaksi ku tregon pamjet e një rruge në zonë, ku shihet një gropë e madhe që sipas qytetarit ka një muaj që ndodhet në atë gjendje dhe askush nuk shkon për ta mbuluar duke u kthyer në shqetësim për komunitetin në Fresk. Me këto rrugë të degraduara, ata që vuajnë janë si gjithmonë banorët, teksa gjendja e mjerueshme e rrugëve është problem edhe për shoferët që duhet të ruajnë gomat e makinave.

Banori:

Te fresku dje mbasdite. Ka nji muaj gropa kshu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit