As rritja e çmimit të kafes nuk i ngre shqiptarët në protestë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.02.2023, 07:45

Shqiptarët njihen si qejfli të kafes, por shpesh zgjedhin dhe restorantet për të shijuar drekat apo darkat. Për këtë kategori vjen një lajm i keq. Ndonëse çmimet në bare dhe restorante për 2022 shënuan rritjen më të lartë në 6 vjet, shoqata e Bareve dhe Restoranteve paralajmëron se një tjetër shtrenjtim në bare dhe restorante do të ketë edhe në muajin mars.

Për vitin 2022 çmimet e mallrave dhe shërbimeve në bare dhe restorante kanë pësuar rritjen më të lartë të shënuar në 6 vitet e fundit. Rritja e fortë e çmimeve ka vijuar edhe për muajin janar 2023, teksa indeksi i çmimeve të konsumit në bare dhe restorante për janar 2023 është 5,7% nga 3% që ishte në janar 2022 pra rritja është me 90%.

Shkak i shtrenjtimit të çmimeve është bërë rritja e lartë nga importi, kryesisht për mallrat si kafe, çaj dhe produkte ushqimore si dhe për arsye të shtimit të kostos për shkak të mungesës së theksuar së fuqisë punëtorë.

Indeksi i çmimeve të konsumit në bare dhe restorante për vitin 2022 është 5,4%, indeksi vjetor i çmimeve të konsumit në këto struktura për 2022, sipas të dhënave më të fundit të INSTAT u rrit 12 herë se viti paraardhës, ndërsa krahasuar me indeksin vjetor të çmimeve të konsumit të 2017-s, rritja është 53 herë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit