Bie numri i lindjeve dhe vdekjeve në Shqipëri

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.02.2023, 20:40

Në Shqipëri gjatë tremujorit të fundit të vitit 2022 numri i lindjeve dhe vdekjeve ka pësuar rënie.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT numri i lindjeve për tremujorin e katërt 2022 është 5.963, duke shënuar një rënie me 13,7 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2021. Ndërkohë që edhe numri i vdekjeve për tremujorin e katërt 2022 është 4.916, duke shënuar një rënie prej 37,0 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2021. Nga ana tjetër në tremujorin e katërt 2022, shtesa natyrore e popullsisë tregon se janë 1.047 lindje më shumë se sa vdekje.

Në tremujorin e katërt 2022, shtatë qarqe të vendit kanë shënuar shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në pesë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë ishte negative. Gjatë këtij tremujori, Tirana është qarku me shtesën natyrore më të lartë, me 863 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 187 vdekje më shumë se sa lindje.

Lindjet

Të gjitha qarqet e vendit shënuan ulje të numrit të lindjeve në tremujorin e katërt 2022 në krahasim me tremujorin e katërt 2021. Në tremujorin e katërt 2022, qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2.121 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 93 lindje. Rënien më të vogël në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të katërt 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 e zë qarku i Shkodrës me 8,0 %, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Korçës me 28,2 %.

Vdekjet

Në tremujorin e katërt 2022, të gjitha qarqet e vendit shënuan ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me tremujorin e katërt 2021. Në tremujorin e katërt 2022, qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi me 119 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.258 vdekje. Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të katërt 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 e zë qarku i Beratit me rënie prej 46,6 %.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit