Kurti: Si “Zajednicë” nisi edhe Republika Srpska, këtë e do Serbia edhe në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.02.2023, 16:22

Pranë pllakës përkujtimorëve të Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, kanë bërë homazhe me dhjetëra qytetarë, aktivistë, deputetë e ministra. Pas homazheve, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se para 16 vjetësh, policia e UNMIK-ut ka shkrepur 232 plumba në trupat dhe kokat e qytetarëve. Ai theksoi se me të drejtë kundërshtuan paketën e Ahtisaarit, ku të përfshira kishte komuna të reja mbi baza etnike. Kurti ka folur edhe për asociacionin, për çka theksoi se Serbia dëshiron të shpallë një president zajednice. Megjithatë, ai u shpreh se kjo është e dëmshme dhe e papranueshme. Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar të shtunën e para 16 viteve, duke thënë se në demonstratën e 10 shkurtit kundërshtuan me të drejtë paketën e Ahtisaarit.

“Me të drejtë e kritikuam dhe kundërshtuam paketën e Ahtisaarit, sepse aty kishte komuna të reja mbi baza etnike, zona të veçanta serbizuese rreth kishave e manastireve ortodoske, shuarje përfundimtare të trupave mbrojtëse të Kosovës, pjesëmarrje të Kosovës në borxhin e jashtëm të Serbisë, e drejta e vetos e deputetëve për deputetët serbë me ulëse të rezervuara e të garantuara në Kuvendin e Kosovës dhe vazhdimi i sundimit ndërkombëtar në Kosovë, me fuqi ekzekutive mbi neve e pa llogaridhënie ndaj neve. Dhjetëra mijëra qytetarë demonstruan para 16 vjetëve e në ballë të tyre ishte baca Adem, Adem Demaçi në moshën 71 vjecare. 232 plumba gjithsej u shkrepën në trupat dhe kokat e qytetarëve nga policia e UNMIK-ut në një situata ku asgjë nuk shihej prej gazit të shumtë lotsjellës. Arben Xheladini dhe Mon Balaj u vranë, kurse 80 demonstrues të tjerë u plagosën rëndë e lehtë”, ka thënë Kurti.

Më tej, Kurti ka përmendur edhe të tjerë aktivistë të cilët u plagosën rëndë në atë demonstratë, ndërkohë që shtoi se konkluzionet e vet UNMIK-ut ishin se vrasjet e dy aktivistëve do të mund të evitoheshin.

“Ish-shefi i shtyllës së parë të UNMIK-ut, i shtyllës së drejtësisë atë botë, Robert Din, pati bërë një hetim atë pranverë, nga i cili doli konkluzioni që për menaxhimin e asaj demonstrate vrasjet e Monit dhe të Arbenit kanë qenë edhe të panevojshme edhe të evitueshme. Policët e UNMIK-ut shfrytëzuan imunitetin ndërkombëtar, ndërkaq sekretari i përgjithshëm i organizatës së Kombeve të Bashkuara ka ngelur t’i përgjigjet ministrisë sonë të Drejtësisë. Një javë para demonstratës tonë u pat publikuar paketa e Ahtisaarit, ndërkaq gjashtë javë pas asaj demonstrate, Ahtisaari e shtoi rekomandimin për pavarësi të mbikëqyrur, si faqe të parë të propozimit të tij”, ka shtuar Kurti pranë pllakës përkujtimore të dy të vrarëve.

Shefi i ekzekutivit ka folur edhe asociacionin, ku deklaroi se Serbia është në panik dhe dëshiron që të shpall një president zajednice.

“Kurrë nuk ka qenë më e diskutueshme gjithandej nëse ja kanë vlejtur komunat mbi baza etnike. Prandaj, Beogradi zyrtar me kaq nervoz kërkon asociacion të tyre. Si zajednicë komunash pat nisur edhe Republika Srpska në Bohnje dhe Hercegovinë. Jam i bindur që këtë nuk e duan serbët e Kosovës, por jam i bindur që mu këtë e donë Serbia. Kosova ka nevojë për më shumë demokraci, e ndër aspektet e rëndësishme të demokracisë është pluralizmi politik. Tek komuniteti serb në Kosovë njëmend nuk ka pluralizëm politik, mirëpo ai megjithatë po lind me qeverisjen tonë demokratike e progresiste. Prandaj, Serbia është në panik, duan që t’i bëjnë bashkë sa më parë 10 kryetar të komunave të së njëjtës parti që e dirigjojnë ata, ta shpallin një president zajednice dhe me atë ta shkelin ministrin tonë të qeverisë tonë, ministrin nga radhët e komunitetit serb. E padrejtë dhe e gabueshme, e dëmshme dhe e papranueshme”, ka përfunduar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.

Fahri Balaj, i cili është vëllai i Monit tha se ndjejnë dhimbje e krenari për familjarin e tyre. Ai thotë se presin drejtësi dhe amaneti i dëshmorëve duhet të jetë në ndërgjegjen e secilës qeveri.

“Edhe dhimbje edhe krenaria, dhimbje sepse shtatë vjet pas lufte të vritesh për një të drejtë që mendojmë që është e garantuar, që është e protestës dhe shprehjes së pakënaqësisë, është e dhimbshme. Krenari mendojmë që rrugëtimin për bërjen e shtetit gjithmonë ka sakrifica dhe ne ishim në atë rrugë e sipër. Moni dhe Arbeni kishin zgjedhur këtë rrugë dhe ne si familje e kemi mbështetur dhe i kujtojmë me nder dhe respekt…. Ne mendojmë që mund të vonohet sepse rrethanat janë të këtilla dhe shteti prej nga vijnë policia të cilët kanë shtënë janë të një shteti që nuk na njeh dhe me gjasë janë duke përdorur atë ikje deri më tani dhe drejtësia do të ngadhënjejë…Amaneti i dëshmorëve duhet të jetë në ndërgjegjen e secilës qeveri që vie sepse sa të ketë shqiptarë, në vazhdimësi duhet të punohet që të jetësohet amaneti i dëshmorëve”, ka thënë ai para gazetarëve.

16 vjet më parë, dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj u vranë nga policia rumune e UNMIK-ut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit