Akoma nuk dihen shkaqet e djegies së autobusit të NTP në Grushinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.02.2023, 16:18

Akoma nuk dihen shkaqet që çuan në djegien e autobusit të linjës 55 të Ndërmarrjes së Transportit Publik në afërsi të fshatit Grushinë.

Nga kjo Ndërmarrje thonë se autobusi i përfshirë nga flakët ishe në kontroll dhe servis të rregullt para tre ditësh.

“Automjeti i djegur para tre ditësh ka qenë në kontroll të rregullt dhe servisim. Të gjitha automjetet e NTP Shkup, të kyçur në transportin publik u nënshtrohen kontolleve të plota dhe servisimit në çdo 12 mijë kilometra të kaluara ose mesatarisht në çdo dy tre muaj. Përskaj kësaj, bëhet kontroll dhe servis thelbësor. Me përgjegjësi. Me përgjegjësi pohojmë se të gjitha automjetet e NTP Shkup që janë të kyçura në trafik janë të rregullt dhe të sigurt”, thonë nga Ndërmarrja e Transportit Publik.

Nga MPB thonë se në momentin e shpërthimit të zjarrit, autobusi ka qenë në lëvizje ndërsa nuk ka asnjë person të lënduar.

“Autobusi ishte në lëvizje, dhe drejtohej nga 49 vjeçari N.A nga Shkupi. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është fikur nga ana e brigadës së zjarrfikësve. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë të njësisë policore të Haraçinës, kurse kontrollin e ka kryer ekipi I SPB-së Shkup”, thonë nga MPB.

Në buletinin e policisë pothuajse çdo ditë raportohet për dhjetëra shkelje të trafikut nga ana e transportuesve të nxënësve. Me qëllim rritjen e sigurisë së nxënësve, policia dhjetëra autobusë çdo ditë i dërgon në kontroll të jashtëzakonshëm teknik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit