Revizioni: Fondi shëndetësor paguante pushimin e lehonisë ndërsa të siguruarit merrnin pagë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.02.2023, 14:46

Një sërë lëshimesh në shpërndarjen e barnave, pagesën e kompensimit të pushimit të lehonisë gjatë kohës që të siguruarit merrnin pagë, shërbime të pamjaftueshme shëndetësore për diagnostikimin e COVID-19 në kurriz të Fondit.

Këto janë vetëm një pjesë e parregullsive të konstatuara nga auditorët shtetërorë dhe janë të shënuara në raportin e publikuar sot nga Enti shtetëror për revizion. Raporti i referohet pasqyrave financiare të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe është përgjegjësi e ushtruesit të detyrës drejtor Stevo Kërstevski, si dhe u.d drejtor Faton Ahmeti.

Revizorët shtetërorë konstatuan se në një periudhë trevjeçare qytetarët kanë shpenzuar jo më pak se 20 milionë euro për analizat PCR në shëndetësinë private.

Ata zbuluan se në kushtet e një pandemie, për shkak të mos ofrimit të më shumë termineve në institucionet shëndetësore publike dhe kontratave të panënshkruara me institucionet shëndetësore private për diagnostikimin e Covid-19, nuk ofrohen shërbime shëndetësore të mjaftueshme për të siguruarit në kurriz të Fondit,transmeton Portalb.Gjithashtu, gjatë pagesës së kompensimit të pushimit të lehonisë nuk u vendosën kontrolle, për këtë arsye paguheshin përfitime edhe kur i siguruari fitonte pagë për orët efektive të punës.

“Me inspektimin dhe analizimin e bazës elektronike të të dhënave të Fondit kemi konstatuar se në disa nga faturat ka më shumë receta me të njëjtin numër dhe gjatë vitit 2021 janë faturuar dy herë 21.047 receta në vlerë të përgjithshme prej 2.224 mijë denarë”, thuhet në raport.

Revizorët gjetën dobësi në kontrollet gjatë përshkrimit dhe shpërndarjes së barnave. Ata shprehën mendim me rezerva lidhur me vërtetësinë dhe objektivitetin e pasqyrave financiare dhe përputhshmërinë e transaksioneve financiare.

Si dobësi kryesore përmendin faktin se lista e barnave që bien nën barrën e fondit nuk është përditësuar, si dhe fakti se në vitin 2021 është realizuar një volum shërbimesh dukshëm më i ulët se kompensimi i rënë dakord pasi 106 nga gjithsej 116 institucione shëndetësore publike janë të paqëndrueshme.

Kujtojmë se mbrëmjen e 7 janarit u hakua Sistemi i Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH). Pas kontrolleve u konfirmuar se bëhet për një hyrje të paautorizuar në sistemin kompjuterik të Fondit. Në rrjetin e Fondit janë të dhënat personate të të gjithë perosnave me siguri shëndetësor në Maqedoni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit