“Lagu” edhe presidentin Begaj, memoriali i Gjergj Kastriotit dëmtohet 10 vite para garancisë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 10.02.2023, 13:28

Memoriali i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti në Lezhë ka pësuar dëmtime dhe pikon në disa vende të tij. Restaurimi i tij është bërë vetëm në vitin 2018, por në më pak se pesë vite ai është amortizuar dhe tashmë një pjesë të shiut e fut në brendësi.

Përgjegjësi i Muze Memorialit në Bashkinë e Lezhës, Paulin Zefi, thotë se problematika ka nisur të shfaqet së fundmi dhe se firma zbatuese kishte dhënë garanci 15-vjeçare ndaj edhe së shpejti pritet ndërhyrja e tyre.

“Garancia ishte që për 15 vite nuk do të ketë probleme çatia. Mirëpo, ka ndodhur akoma pa u bërë 5 vite, sa vjen e duke u agravuar, por kemi vënë re këtë vit, sidomos në muajin janar kur kishte reshje shiu, u vu re se në disa pika kishte rrjedhje uji të theksuar. Kur bie shi e bën të pamundur zhvillimin e aktiviteteve dhe kjo nuk është normale”, tha ndër të tjera Zefi.

E njëjta problematikë u vu re edhe në evenimentin e përkujtimit të 555-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, kur i pranishëm ishte edhe Presidenti i Republikës, Barjam Begaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit