Trafikantë në Ekuador të lidhur me kartelin Sinaloa, jeta e “Maçokut” dhe shqiptarit nga Fieri

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.02.2023, 12:16

Policia kolumbiane arrestoi Wilder Emilio Sánchez Farfán, alias El Gato (Maçoku). Trafikanti i drogës është shkaku i masakrave që kanë ndodhur vitet e fundit në burgjet e Ekuadorit që lanë të vdekur 413 të burgosur. “Maçoku është konsideruar si një nga trafikantët më të fuqishëm në Amerikën e Jugut dhe që mbante lidhje të forta me Kartelin Jalisco Nueva Generación (CJNG) dhe kartelin Sinaloa të Meksikës.

Arrestimi i “Maçokut”, ndodhi pas 18 muajsh punë nga autoritetet lokale dhe në bashkëpunim me agjentët e Administratës së Shteteve të Bashkuara për Drogën. Sipas qeverisë amerikane, Maçoku është një nga trafikantët nga më të rëndësishëm në botë, pasi përveçse si furnizues i kokainës për Kartelin e Paqësorit, zhvillonte bisedime edhe me organizatën El Mencho. Pas arrestimit të ‘maces Farfan’, ka bastisur dhe vilat e tij dhe në njërën prej tyre ka gjetur e arrestuar një të ri nga Fieri, Artur Rrapaj 37 vjeç.

"Sánchez Farfán ka dërguar përfaqësues të organizatës së tij në Meksikë për takime me anëtarët e Kartelit Jalisco Nueva Generación (CJNG) në mënyrë që të krijonte marrëdhënie pune për importimin e sasive të mëdha të kokainës në Meksikë nga Ekuadori,"- shpjegoi ndër të tjera Ambasada Amerikane në Meksikë. Si Karteli Sinaloa ashtu edhe Jalisco Nueva Generación janë organizata kriminale të konsideruara nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara si më të dhunshmet dhe më "të rëndësishmet" për sa i përket trafikut të drogës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit