Policia jep detaje: Kështu ndodhi aksidenti në Istog ku vdiq 29 vjeçari

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.02.2023, 10:22

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për vdekjen e 29 vjeçarit në vetaksidentin e mbrëmshëm në Lubozhdë të Istogut. Policia e Pejës me anë të një komunikate për media ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 18:50, gjersa viktima po qarkullonte në rrugën Istog – Vrellë.

Sipas Policisë, deri tek vetaksidenti ka ardhur pasi që tanimë i ndjeri, duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës, humb kontrollin, del nga rruga dhe si pasojë humb jetën.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Ju informojmë se me datë 9 shkurt 2023, rreth orës 18:50, Policia është informuar për një vet aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Lubozhdё-Istog.

Deri te vet aksidenti ka ardhur deri sa i vozitёsi ishte duke qarkulluar nё rrugën Istog-Vrellё, i njëjti duke mos ju përshtatur shpejtёsisё, humb kontrollin del nga rruga dhe si pasojё humb jetёn, vdekjen e sё cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor ne vendin e ngjarjes.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit