Populli në Kaliforni është ngritur në protestë pasi nuk duan të shohin prostituta dhe tutorë rrugëve të vendit. Ata kanë shprehur së fundmi tërbimin e tyre ndaj guvernatorit demokrat Neësom për ligjet “liberale” që lejojnë gratë të ecin në rrugët e qyteteve dhe duke kryer marrëdhënie në këmbim të lekëve, ndërsa nënat që çojnë fëmijët në shkollë tremben se mos ndiqen nga tutorët e punonjëseve të seksit.
Ligjet e reja që kanë hyrë në fuqi në Kaliforni prej fillimit të vitit lejojnë lëvizjen nëpër rrugë të prostitutave, duke bërë në disa raste që ato të kërkojnë klientët para shkollave të fëmijëve apo të ndalojnë shoferët në rrugë.
“Kjo është absolutisht jashtë kontrolli dhe e rrezikshme, jo vetëm për punonjëset e seksit por dhe për komunitetin tonë,’ tha zyrtarja e San Francisco, Hillary Ronen për rrjetin vendas San Francisco Chronicle.
Zona e saj përfshin dhe rrugën Capp Street, që është kthyer në pikën kryesore të prostitutave, ku banorët shqetësohen nga trazirat gjatë gjithë natës, dhe denoncojnë shumicën e grave të prostituara si viktima abuzimesh të rënda. Policia e San Francisco fajëson Senatorin Scott Ëiener për legalizimin e legjislacioni të daljes së prostitutave në rrugë dhe se tani janë të pafuqishëm të ndryshojnë reputacionin e kësaj rruge.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Djali tek Sheshi Skënderbej
I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
Qytetari nga Kavaja
Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
I riu zemërgjerë
Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
Djali që ndihmoi të moshuarin
Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
Greis dhe Rakel
Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.