Shtohet numri i vajzave të varura nga droga dhe alkooli, mjekët: Ngelin shtatzënë dhe lindin para kohe

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.02.2023, 22:20

Konsumimi i lëndëve narkotike kombinuar me alkoolin është kthyer në një trend edhe për vajzat në Shqipëri.

Nga dëshira për të provuar 'gjëra' të reja dhe për të qenë pjesë e trendit vajzat shqiptare po krijojnë varësi ndaj këtij kombinimi të rrezikshëm. Mjekë të toksikologjisë konfirmojnë se është shtuar numri i vajzave që kanë krijuar varësi, kryesisht të moshave nga 25-45 vjeç, pasi ato shkojnë të konsultohen më tepër kur dhe mbeten shtatzënë.

Mjekët thonë se një femër e varur nga droga dhe alkooli nuk mund të lindë fëmijë të shëndetshëm pasi zhvillimi neuro-psiqik është më i ngadaltë.

Lind para kohe, me peshe te vogël, me imunitet më të ulët. Zhvillimi neuro psiqik më i ngadaltë.

Femrat pa e kuptuar krijojnë varësi të shpejtë ndaj alkoolit dhe drogës. Mjekët thonë se nëse një djali i duhen 7 vite për të krijuar varësi, një vajze i mjaftojnë tre vite më pak.

Janë partnerët që janë përdorues dhe pastaj femrat bien pre. Janë me status të mire profesional , por edhe me status të mirë ekonomik.

Kur mbetet shtatzëne edhe një grua me varësi ndaj drogës kërkojnë ta ndërpresë por vuajtjet janë te padurueshme thonë mjeket aq sa i përjeton edhe bebja në bark. Nëna nis trajtimet me metadon apo trajtime te tjera zëvendësuese. Sipas mjekëve ka nëna qe edhe pas lindjes i rikthehen kokainës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit