‘Mbreti ekuadorian i drogës’ arrestohet në Kolumbi, në pranga edhe bashkëpunëtori shqiptar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.02.2023, 19:51

Ekuadori në bashkëpunim me Kolumbinë kanë arrestuar së fundmi ekuadorianin Wilder Emilio Sánchez Farfán, alias Gato Farfán , i cili kërkohet për qëllime ekstradimi për kryerjen e krimeve të ndryshme.

Ministri i Brendshëm, Juan Zapata tha se në një operacion të përbashkët mes policisë së Ekuadorit dhe Kolumbisë, më 8 shkurt, në qytetin Pasto (Kolumbi), u kap një nga trafikantët më të kërkuar të drogës në botë. Ai shtoi se Farfan është lideri i kartelit të vetëquajtur Nueva Generación Ecuador.

Zapata tregoi se i arrestuari koordinonte dërgimin e drogës në Shtetet e Bashkuara përmes modaliteteve të ndryshme përmes porteve kryesore të Ekuadorit dhe Meksikës në bashkëpunim me kartelet Sinaloa dhe Jalisco Nueva Generación. Ekuadoriani i arrestuar thuhet se është përgjegjës për masakrat që ndodhën në burgjet e Ekuadorit vitet e fundit, si dhe për disa vdekje të dhunshme si ajo e Carlos Kada alias Rasquiña .

Në Ekuador pati edhe bastisje në provinca si Imbabura dhe Guayas. Komandanti i Përgjithshëm i Policisë, Manuel Íñiguez tha se Gato Farfán konsiderohet një kriminel me vlerë të lartë me lidhje ndërkombëtare. Ai tha se në tre bastisje, në Guayaquil, janë sekuestruar telefona satelitorë, GPS, 319 mijë dollarë dhe është ndaluar një bashkëpunëtor me kombësi shqiptare, ndërsa në Imbabura një bastisje u krye në një “kala” që kishte dyer të blinduara dhe katër kasaforta, 90 mijë dollarë dhe u gjet një armë zjarri.

Gato Farfán' ishte arrestuar në vitin 2013 dhe më pas ishte liruar. Autoritetet e konsiderojnë Farfan si “trafikantin më të madh të drogës” sepse ishte ai që transportonte më shumë drogë në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit