Aksioni i Antidrogës në Prizren: Ky është i riu që u kap në flagrancë nga Policia

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.02.2023, 19:58

Një aksion i Njësisë së Antidrogës në Policinë Rajonale në Prizren i zhvilluar mbrëmjen e djeshme ka rezultuar me identifikimin dhe kapjen e një personi që dyshohej për shitjen e substancave narkotike në Prizren dhe në disa vende të tjera. I riu u arrestua në flagrancë nga Policia, me ç’rast iu gjet edhe kokainë.

Burimet e sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Urim Pirecin, 26-vjeçar, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

I riu u ndalua në orët e mbrëmjes nga një njësi policore dhe gjatë kontrollit trupor, atij i janë gjetur dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Policia në koordinim me Prokurorinë dhe me urdhër të Gjykatës ka realizuar edhe bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku është gjetur dhe sekuestruar drogë e llojit kokainë. Po ashtu është kontrolluar edhe vetura personale e të dyshuarit, mirëpo aty nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme.

26-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar në prezencën e avokatit të tij mbrojtës. Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i riu të dërgohet në mbajtje dhe ndaj tij të nisin hetimet.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit