Në Shqipëri të huajt po punojnë si kamarierë, sipërmarrësit: Janë më punëtorë dhe të sjellshëm

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.02.2023, 17:56

Në sektorin e shërbimeve në Shqipëri, në pozicionin kamarierë, banakierë dhe punonjës hotelesh aktualisht janë rreth 15 mijë vende vakante. Në një kohë që të rinjtë shqiptarë janë larguar dhe po largohen çdo ditë nag vendi, sipërmarrësit zgjidhjen e kanë gjetur tek të huajt.

Nadeesh është nga Sri Lanka dhe prej 5 muajsh punon si banakier në Shqipëri. Ai thotë se është i kënaqur me punën që bën këtu.

Shqipëria është një vend shumë i mirë për të punuar, për të marrë një eksperiencë ndryshe dhe më shumë para. Më duhen para dhe ky ishte plani im, prandaj erdha këtu. Si banakier paguhem 400 dollarë. Mendoj të që qëndroj 2-3 vite këtu dhe të shkoj diku tjetër.

Por punësimi i të huajve ka qenë surprizues për sipërmarrësit dhe menaxherët, pasi thonë se janë më të sjellshëm dhe komunikues se shqiptarët.

Tregu këtu është shumë i vështirë, kemi kohë që kërkojmë, vijnë për ta provuar rrinë 2-3 ditë dhe largohen. Me të huajt deri më tani jemi të kënaqur. Janë stabël, janë të komunikueshëm, punëtorë. Dallojnë tek sjellja, mënyra se si punojnë, kjo është diferenca. Kemi mbi një muaj që kërkojmë, nuk na vjen kush dhe jemi të detyruar të kërkojmë të huaj.

Tirana, Kavaja, Durrësi, Lezha, janë disa prej vendeve që kërkojnë punëtorë nga Banglashi, Kazakiztani, Sri Lanka, India e Nigeria. Akila Godellage, një shtetas nga Sri Lanka thotë:

Më pëlqen të punoj si kuzhinier, që kur erdha këtu në Shqipëri jeta ime ka ndryshuar.

Rreth 15 mijë shtetas të huaj me leje qëndrimi jetojnë e punojnë në Shqipëri. Megjithatë, ashtu si të rinjtë shqiptarë, edhe këta shtetas e shohin Shqipërinë si një "trampolinë" për të shkuar drejt vendeve të Bashkimit Europian.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit