Ky është mjeku që i mori 10 mijë euro prizrenases për ta punësuar në Spitalin e Prizrenit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.02.2023, 15:37

Policia Rajonale e Prizrenit ka arrestuar dje rreth orës 13:00, një mjek, i cili dyshohet se i mori 10 mijë euro prizrenasit për të ia punësuar vajzën, në Spitalin e Prizrenit.

Gazeta insajderi ka mësuar brenda burimeve të sigurta se 35 vjeçari që u arrestua për mashtrim është mjeku, Enik Lajqi, Lajqi kishte lidhur kontratë për specializim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe ishte duke specializuar, në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale, në QKUK.

Sipas Prokurorisë, Lajqi i kishte marrë fillimisht 4 mijë euro qytetarit nga Prizreni, me premtimin se vajzën do të ia punësonte në spitalin Rajonal të Prizrenit.

Nga prizrenasi (babi i vajzës), Lajqi kishte marrë edhe shuma të tjera parash, vlera e të cilave arrin në total 10 mijë euro.

Specializanti i Klinikës Maksillofaciale, ishte nën llupën e hetimeve të Drejtorisë Rajonal të Prizrenit që nga 1 shtatori i 2022, kur edhe ishte raportuar rasti.

“Pas një pune operativo-hetimore disa mujore, duke i zbatuar masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit, me datën 08.02.2023, rreth orës 13:00, hetuesit kanë arrestuar një të dyshuar (E.L. 35 vjeç, mjekë), për shkak të dyshimit të arsyeshëm se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, duke filluar nga muaji prill i vitit 2021, duke i premtuar viktimës se do i ndihmonte në punësimin e anëtarit të familjes (vajzën) në Spitalin Rajonal në Prizren, arrin që ta bind viktimën që t’ia jep fillimisht 4.000 Euro dhe në vazhdimësi duke i marrë edhe shuma të tjera, vlera e të cilave arrin në total rreth 10000 (dhjet mijë) Euro”, thuhet në njoftim prokurorisë.

Pas arrestimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe në bazë të urdhrit verbal të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake është bërë kontrollimi i shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse të dyshuarit.

Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit rajonal dhe me vendim të Prokurorit të shtetit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve,rasti është nën hetime.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit