VIDEO/ As ajo vetë nuk e dinte në fillim, kjo grua është pas zërit të famshëm të “Siri” te “IPhone”

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 09.02.2023, 13:58

Nëse dëgjoni zërin e dikujt, ju krijoni në mendjen tuaj një ide mbi pamjen e tij, teksa njëkohësisht jeni shumë kuriozë për të mësuar pamjen e vërtetë. Kjo padyshim ndodh me zërat e gazetarëve në radio, por në epokën që jetojmë ndodh me “Sirin”.

Siç dihet, “Siri” është zëri i “IPhone”, që ndihmon përdoruesit ta përdorin telefonin pa pasur nevojë ta shohin apo ta prekin, thjesht me komunikim. Më në fund ka ardhur koha të mësojmë se kush është njeriu që ka bërë “Sirin” vajzë në gjithë këto vite.

Ajo është Susan Bennett, një aktorë profesioniste, që e ka përdorur zërin për regjistrime të ndryshme, një prej tyre edhe në bashkëpunim me kompaninë “Apple” për “Sirin”. Së fundmi ajo është bërë një person akoma më i njohur falë CNN dhe ka folur rreth jetës së saj.

Regjistrimi i parë i Susan si Siri është bërë në vitin 2005, teksa u publikua për herë të parë në 2011-ën, me “Apple”, që ka refuzuar vazhdimisht të tregojë kush është zëri, si dhe ka mohuar që ajo është Susan. Në fakt, në fillim as Susan nuk e dinte se zëri i saj ishte përdorur për këtë qëllim.

Ajo kishte regjistruar audion dhe më pas gjithçka ishte harruar, derisa miqtë e saj e dalluan menjëherë dhe verifikuan se është ajo. Susan iu desh të regjistronte zërin e saj dhe ta krahasonte me “Sirin” për të konfirmuar se ajo është në të vërtetëzëri i famshëm.

Siç ka thënë ajo, ndërsa iPhone evoluon, zëri i Sirit ndryshon, gjë që përdoruesit mund të mos e kuptojnë, por ajo mund ta dallojë. Por përveç Sirit, Susan ia ka huazuar zërin e saj bankave, linjave ajrore, McDonald’s dhe Nissan.

Edhe pse Apple as nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar se Susan Bennett është zëri pas “Siri”, CNN ka përdorur ekspertë të cilët 100% konfirmojnë se Susan Bennett është “Siri”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit