Katastrofa prej tërmetit në jug të Turqisë, qytetarët grabisin supermarketet

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 09.02.2023, 13:17

Rajoni jugor i Turqisë është përfshirë nga një katastrofë e vërtetë. Një pjesë e madhe njerëzish janë ende nën rrënoja, teksa edhe ata që kanë arritur të shpëtojnë, janë në mëshirë të fatit, pa ngrohje ushqim e strehë.

Fotot që mbërrijnë nga Turqia tregojnë se qytetarët janë detyruar të plaçkisin supermarketet për të marrë ushqime dhe sende të tjera të nevojshme për të mbijetuar. Së fundmi thuhet se është rritur shumë numri i grabitjeve të supermarketeve.

Nënat po marrin pelena dhe mjete të nevojshme për fëmijët, ndërsa baballarët marrin ushqime dhe mjete të tjera të nevojshme. “Ne jemi të uritur,” tha një burrë. “Shikoni se çfarë jemi bërë, njerëzimi ynë ka vdekur”, tha një grua.

Të tjerë u ankuan për ngadalësinë dhe papërshtatshmërinë e reagimit të qeverisë pas fatkeqësisë më të madhe natyrore të Turqisë.

Presidenti Erdogan, i cili dje bëri vizita të shumta në vende të ndryshme pranë epiqendrës së tërmetit, përfshirë Hatajin, ka denoncuar ata që kritikuan reagimin e autoritetit si “tradhtarë”. “Unë kam fëmijë,” tha një burrë i zemëruar, “gjithçka që po marr është kos që ata të hanë”, shtoi ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit