Shpërndanin kokainë dhe kanabis në Tiranë, arrestohen 2 të rinj

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.02.2023, 10:15

Policia ka arrestuar shtetasin Musel Kumbria dhe një 16 vjeçar. Kumbria pasi siguronte lëndët narkotike kokainë dhe kanabis, i ndante në doza dhe i shiste më pas, në bashkëpunim me 16-vjeçarin, në zonën e Yzberishtit. Gjithashtu janë sekuestruar rreth 2 kg kanabis, doza kokaine, 2 peshore elektronike, 3 aparate celulare dhe 189 800 lekë të rinj që dyshohet se janë përfituar nga shitja e drogës.

Njoftimi i policise:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Direction”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së dozave të kokainës dhe të kanabisit.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë.

Sekuestrohen rreth 2 kg kanabis, doza kokaine, 2 peshore elektronike, 3 aparate celulare dhe 189 800 lekë të rinj që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal.

Vihet në pranga poseduesi i tyre. Në pranga dhe një shtetas tjetër që bashkëpunonte me të, për të shpërndarë dozat e kokainës dhe të kanabisit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Direction”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasi M. K., 27 vjeç dhe një shtetas 16 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 i kanë lokalizuar dhe ndaluar këta 2 shtetas, në Yzberisht. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit M. K. dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një sasi dozash kokaine, 2 peshore elektronike, 3 aparate celulare dhe 189 800 lekë të rinj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi M. K., pasi siguronte lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, i ndante në doza, të cilat i shiste më pas, në bashkëpunim me 16-vjeçarin, në zonën e Yzberishtit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit