“Aktiv1sti” i PS, një aplikacion i rrezikshëm që përgjon deri në detaj përdoruesit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08.02.2023, 21:33

Vetëm pak kohë më parë bëri xhiron e mediave informacioni se Partia Socialiste kishte realizuar një aplikacion për telefona celularë i quajtur “Ativ1st”, nëpërmjet të cilit ka nën kontroll të gjithë punonjësit e administratës dhe jo vetëm.

Sipas denoncimeve të shumta, punonjësit e administratës janë të detyruar në forma aspak të ligjshme duke i kërcënuar me vendin e punës, që të instalojnë këtë aplikacion në telefonat e tyre.

Nëpërmjet tij ata kanë mundësi të angazhohen duke pëlqyer, komentuar e shpërndarë postimet e partisë, ministrave, qeveritarëve etj.

Por përtej këtij detyrimi, duket se në vetvete ky aplikacion thyen rëndë sigurinë e të dhënave personale duke përgjuar deri në detaj përdouesit e tij.

Pra në këtë mënyrë punonjësit e administratës përdoren dy herë. Së pari duke pëlqyer, komentuar e shpërndarë postimet e shefave dhe së dyti duke i dhënë krijuesëve të aplikacionit të gjitha informacionet që përmban telefoni i tyre.

Në këtë mënyrë privatësia e tyre është zero. Kështu mjafton të shikoni të dhënat për të cilat ky aplikacion kërkon të ketë akses nga përdoruesit.

Këto përfshijnë që nga kamerën e telefonit, duke të marrë fotot apo videot, duke vazhduar më tej me vendodhjen e saktë të telefonit, regjistrim të audios duke kërkuar akses tek mikrofoni i telefonit, memorien e telefonit tuaj duke patur akses në çdo gjë që keni të ruajtur përfshirë dokumenta, lexon njoftimet që ju vijnë në telefon në pjesën sipërme, shikon lidhjen tuaj në rrjet, e shumë e shumë të tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit