Dubai ‘parajsa’ e kriminelëve dhe bosave shqiptarë, kush janë ata që “fshihen” në suitat luksoze të arabëve?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.02.2023, 20:34

Prej disa vitesh tanimë, Dubai është kthyer në një strehë për kriminelët dhe bosat shqiptarë të cilët pavarësisht shpalljes në kërkim nga drejtësia, vijojnë të qetë jetën e tyre në vendin arab.

Arsyet se përse këta persona kanë zgjedhur Dubain për të vazhduar jetën dhe "bizneset" e tyre janë të shumta, por kryesorja është mos ekstradimi. Emiratet e Bashkuara Arabe janë një ndër të vetmet vende në botë që nuk pranojnë marrëveshje ekstradimi për keqbërës të tillë.

Përcveç kësaj, kriminelët përfitojnë edhe nga rregullat e dobëta financiare ku paratë e fituara nga krimi mund t’i pastrojnë shumë më lehtësisht se në një vend tjetër.

Ndërkohë që pavarësisht se jeta e tyre është e zhvendosur në Dubai, këta persona drejtojnë punët e tyre të liga në botën e krimit, jo vetëm në Shqipëri, ku kanë lënë ushtarët e tyre, por edhe në Evropë, aty ku kanë shtrirë aktivitetin kriminal, pas daljes në tregun e madh të narkotikëve.

Ndër emrat e kriminelëve dhe bosave shqiptarë që vazhdojnë të qetë jetën në Dubai mund të përmendim:

Eldi Dizdari, një nga emrat më të përfolur të krimit në Shqipëri, që fshihet në Dubai. Ai është sot një nga personat më të shumëkërkuar në Evropë, madje në listën kryesore, të atyre që priten të marrin fluturimin e parë për t’u përballur me drejtësinë evropiane, kjo për shkak të lidhjeve të tij ndërkombëtare me trafikun e lëndëve të forta narkotike. Dizdari u arrestua në vitin 2020 në Dubai, aty ku fshihej pas arratisë nga Shqipëria. Ndalimi i tij erdhi pas një aksioni të ndërrmarrë nga Europol në 9 vende të Evropës. I njohur ndryshe me emrin Denis Matoshi, Dizdari thuhet se ishte pjesë e organizatës së njohur si Kompania ‘Bello’, që drejtohet nga Dritan Rexhepi, që atëkohë ndodhej në një burg të sigurisë së lartë në Ekuador.

Plarent Dervishaj, thuhet se jeton në Dubai, që nga viti 2021, menjëherë pasi u shpall në kërkim nga autoritetet shqiptare për dy vrasje të bujshme, atë ndaj biznesmenit Vajdin Lame dhe ndaj Klodian Saliut, ngjarje këto të ndodhura në vitin 2005, në harkun kohor të 24 orëve, e para në Tiranë, dhe e dyta në Durrës. Por ai sot është në kërkim edhe për një tjetër ngjarje të rëndë, atë të ndodhur më 1 Nëntor 2019, në mbikalimin e Shkozetit në Durrës. Atentat ku mbetën të plagosur rëndë prokurori Arian Ndoji dhe miku i tij në sediljen e pasme të automjetit, Aleksandër Laho, apo i njohur ndryshe si ‘Rrumi’ si dhe vdiq shoferi i prokurorit Ndoji, Andi Maloku

Endrit Dokle, ka udhëtuar në drejtim të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ish-i dënuari me burgim të përjetshëm si drejtues i njërit prej fraksioneve të bandës së Durrësit, i liruar me kusht, është marrë në pyetje të paktën në dy raste përgjatë 6 mujorit të vitit 2022, për masakrën e Fushë Krujës dhe për zhdukjen pa gjurmë të Ervis Maretinaj.

Këta kriminelë të shumëkërkuar nga drejtësia thuhet se kanë investuar në Emiratet e Bashkuara Arabe paratë e pista të krimit, duke blerë pasuri të paluajtshme, si edhe duke u bërë me kapitalin e tyre pjesë e rëndësishme e ekonomisë së vendit, një investim i sigurt. Ata i vazhdojnë takimet dhe punët e tyre nga suitat luksoze të hoteleve dhe resorteve arabe, pavarësisht se ndodhen "në një burg të hapur luksoz", nga ku e dine shumë mirë se dalja nga aty, dhe kthimi në vendet e krimit, mund të çojë në prangosjen e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit