Kryqi i Kuq: 170.000 euro janë grumbulluar për Turqinë dhe Sirinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.02.2023, 22:34

3.363.800 denarë vetëm në linjet telefonike deri më 07 shkurt janë grumbulluar nga donatorë të vendit tonë, ndërsa në fondin e Solidaritetit të Kryqit të Kuq të RMV janë paguar gjithsej 6.467.192 denarë, apo gjithsej janë mbledhur 9.830.992 denarë, apo rreth 170 mijë euro, tha sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq Sait Saiti.

Saiti shtoi se më ambasadorin e Turqisë u dakorduan që aktivitetet ti koordinojnë edhe më mirë.

“Ramë dakord se ditëve në vijim të intensifikohen mundësitë që njerëzit të mobilizohen dhe motivohen që ndihmat apo donacionet t’i bëjnë në formë të donacioneve financiare, atë mund ta bëjnë më se lehti siç e shqiptuam dje dhe pardje nëpërmjet thirrjeve telefonike në numrin 143-400 apo edhe nëpërmjet xhirollogarisë sonë” – deklaroi Sait Saiti.

Saiti po ashtu shtoi se qytetaret e vendit tonë treguan solidaritet dhe vazhdojnë të kontribuojnë për të ndihmuar edhe më tej.

“Me kënaqësi mund të shpreh se edhe kësaj here dhe më shumë se herëve tjera, kontributi i qytetareve erdhi në shprehje, vetëm ditën e djeshme u bë grumbullimi i afër 3 milion e 300 mi denarë, dhe afër 6.5 milion nëpërmjet pagesave dhe deri sot kemi 170 mi euro”, tha Sait Saiti.

Ndryshe, Kryqi i Kuq i RMV-së po ashtu ka ndare edhe 1000 pako ushqimore familjare, dhe 1000 pako higjienike dhe 4000 batanije. E po ashtu shtuan se vazhdojnë të monitorojnë situatën në Turqi dhe Siri dhe në bashkëpunim me Gjysmë Hënën e Kuqe të Turqisë do të vazhdoje të koordinoje dhe mobilizoje përpjekjet humanitare të qytetarëve dhe kompanive qe ofrojnë mbështetjen për popullatën e prekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit